Rreth 150 persona kanë mbetur të vdekur teksa merrnin pjesë në Peligrinazhin e përvitshëm në Mekë ndërkohë që 400 janë plagosur. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur për shkak të numrit të lartë të besimtarëve pjesmarrës që shkon deri në 2 milionë për festën e Kurban Bajramit sipas BBC.
Incidenti ka ndodhur 5 km nga Meka dhe sipas autoritetve të mbrojtjes civile gjithcka ka qënë pasoje e rrëmujës së krijuar mes njerëzve për të kryer ritin e faljes së Haxhit. Autoritet e mbrojtjes civile vijojnë operacione e shpëtimit.