Pas tragjedisë që ndodhi në Turqi ku dhjetëra minatorë humbën jetën pas eksplodimit dhe zjarrit që ka shpërthyer në një minierë thëngjilli në perëndim të Turqisë, Erdogan ka anuluar vizitën e paralajmëruar për nesër ne Tiranë.
Kryeministri Edi Rama e ka bërë të ditur shtyrjen e vizitës së kryeministrit turk, pas një bisede që ka pasur me të nëpërmjet telefonit.
“Bisede e trishte me km Erdogan per tragjedine e minatoreve ne Turqi dhe mirekuptim per shtyrjen e vizites ne TR! Me zemer prane ne dhimbje”, shkruan Rama në Facebook.