Një tjetër tragjedi i shtohet futbollit. Pas vdekjes së futbollistit të Dinamos së Bukureshtit Patrik Ekeng që humbi jetën në fushën e blertë gjatë një ndeshjeje, një tjetër rast i tillë ka ndodhur dhe në Amerikën Latine.Bernardo Ribeiro, ish-futbollisti i Skënderbeut është ndarë nga jeta. Braziliani ka pësuar atak kardiak gjatë një ndeshjeje të zhvilluar me skuadrën e tij Friburgense.26-vjeçari ka pasur një eksperiencë dhe në kampionatin shqiptar me skuadrën e Skënderbeut në sezonin 2011/2012.
Ndërsa më pas ka luajtur me ekipe si Njukasëll Xhets në Australi, Mairehmani në Finlandë dhe këtë vit ai u rikthye në Brazil ku luajti me Friburgense në Rio De Janiero.