Tragjedi ne piste/ Piloti humb jeten pas aksidentit (FOTO)

Tragjedi në pistë/ Piloti humb jetën pas aksidentit (FOTO)

UPDATE/ Luis Salom ndërroi jetë pas një incidenti në provat e lira të vlefshme për kategorinë 'Moto2' në Spanjë.

165614553-feee75a5-8b96-4bc0-82c7-9c81ebb5cccbSesioni i provave u ndërpre në minutën e 24´-t pas një incidenti të rëntë të pilotit të 'SEG Team'. Organizatorët e garës u dëtyruan të ngrinin flamurin e kuq, kur spanjolli u rrëzua në kthesën e 12 të pistës.

Më pas gara u ndërpre për arsye sigurie. Pilotët që ishin pas tij në pistë rrëfyen se Luis Salom doli me shpejtësi nga kthesa dhe u përplas pas barrierave mbrojtëse.

Untitled-2

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se në vendin e aksidentit mbërriti menjëherë ambulanca për ndihmën e shpejtë. Pas një konsulte mes mjekëve u vendos të thirrej helikopteri, por më pas piloti i dërgua në spitalin më të afërt me ambulancë. Mjekët thuhet se nuk patën mundësi të bënin asgjë për 24-vjeçarin në spital, pasi ai ndërroi jetë.

181821581-6407e4cf-8909-4731-9169-1fffe11a8100


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama