Tragjedia e Otrantos kapet skafisti pergjegjes per vdekjen e 21 emigranteve

Tragjedia e Otrantos, kapet skafisti pergjegjes per vdekjen e 21 emigranteve

Policia italiane ka arrestuar një 40-vjeçar shqiptar, Viron Robaj, i shpallur në kërkim prej kohësh pasi akuzohet si një nga përgjegjësit kryesorë të tragjedisë së Otrantos.

Sipas medieve italiane Robaj është arrestuar në Peruxhia, pas shumë hetimesh intensive. Ai dyshohet se merret edhe me trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Policia ra në gjurmët e tij duke vëzhguar lëvizjet dhe mënyrën e jetesës së disa prej të afërmve të tij, banues në Peruxhia

Ndjekja e tyre nisi mbrëmjen e 27 dhjetorit të shkuar, kur janë vërejtur lëvizje të dyshimta në një lokal që frekuentohej nga shqiptarë.

Gjatë kontrollit të një shqiptari, në dukje me dokumente të rregullta, ishin shenjat e gishtërinjve që treguan se bëhej fjalë për shqiptarin Viron Robaj.

Në bashkëpunim me Interpolin dhe policinë shqiptare, policia italiane identifikoi Viron Robajn, i cili përdorte identitetin e një personi me inicialet F.K, kishte emigruar në Mbretërinë e Bashkuar dhe që nuk dihej për fatin e tij.

 

Tragjedia e Otrantos

Më 9 janar të vitit 2004, pra 18:00, nga Shqipëria në drejtim të Italisë u nis një skaf me emigrantë. Secili prej tyre kishte paguar 1500 euro për të kaluar. Vetëm pak nga orë nga nisja u raportuar lajmi se skafi ishte mbytur në Gjirin e Otrantos. 21 njerëz ishin mbytur dhe 7 të tjerë u shpallën të humbur.

Pas hetimeve të kryera rezultoi se tragjedia mund të ishte parandaluar, nëse kontrabandistët do të kishin raportuar në kohë pozicionin e tyre, në mënyrë që të mundësohej shpëtimi në kohë.

Kreu i këtij trafiku, Viron Robaj, u dënua në mungesë me 25 vjet burg nga Gjykata e Vlorës për trafikimin e qenieve njerëzore. Ai kërkohej nga autoritetet vendase dhe ndërkombëtare që nga viti 2005.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama