Tragjedia e Shekspirit ne variantin muzikor per dashurine

Tragjedia e Shekspirit ne variantin muzikor per dashurine
Një performancë e Romeo dhe Zhulietës, këtë herë në këndvështrimin e gëzimit nën muzikën e Gerard Presgurvic, një nga më të famshmet në gjithë globin, e vënë ne skenë në 10 vende me 5 milionë shikues, pas premierës në prill të 2009-ës në Budapest. Ky muzikal është krijuar nga Gerard Presgurvic i bazuar mbi veprën e Shekspirit dhe dhënë për herë të parë premierë në Paris, në 19 janar të 2001. Mbetet në repertorin më të suksesshëm ende për publikun në shumë gjuhë, janë shitur mbi 7 milionë kopje të albumit. Dhe ai Gerard Preskuvic arriti të krijojë një kryevepër, duke ndërthurur mbi tragjedinë e hershme pasionin e tij për komedinë dhe muzikën.

Preskurvic e nisi kompozimin në moshën 24 vjeçare me një piano për të arritur në bashkëpunime me producentë të fuqishëm si Daniel Moyne dhe Gerard Louvin. Ashtu gjithë gëzim vjen dashuria, dhe një dashuri rumune hungareze vjen e fortë përmes spektaklit muzikor që u interpretua në Butrint nga Trupa e Teatrit Kombëtar “ION DACIAN”. Mbi tekstin e Shekspirit, varianti muzikor i përshtatur nga Gerard Presgurvic dhe me regjisor të shfaqjes Kero, publiku jetoi në Butrint gëzimin e dashurisë rinore, bukurinë e muzikës dhe fuqinë e dashurisë, trillin e fatit dhe përpjekjet e të rinjve.

Bazuar në historinë e famshme të dashurisë, shfaqja ishte një miuzikëll që nuk i largohej origjinalitetit por me origjinalitet që ka përkthehet përmes muzikës dhe koreografisë në gjuhën e shoqërisë së sotme. Romeo dhe Zhulieta e rumunëve pati gëzim në ngjyra e kostume, në ekspresivitetin e kërcimit nën drejtimin e koreografes Eva Duda, në skenografinë e Bela Gotz. Deri në mesin e shfaqjes dukej se publiku do të shihte një Romeo dhe Zhulietë në një fat tjetër, larg tragjedisë, por nuk ishte ashtu si version i Shekspirit; kjo dashuri e pamundur të zyrtarizohet mbyllet me vdekjen e të rinjve, Zhulieta pinë helmin e rremë, Romeo varet dhe pastaj Zhulieta pi helmin e vërtetë. Një aureolë dritash blu shoqëroi rrethin magjik në përqafimin e fundit të tyre ku si shpirtra enden në eter dhe vijnë si tragjedia më e njohur e shekujve.

Në traditën 125 vjeçare të operetave në Bukuresht, kjo operetë është mirëpritur , si një gërshetim i traditës me eksperimentin muzikor drejt standardeve bashkëkohore e tërheqëse për publikun. Drejtori i përgjithshëm i Teatrit të Operetës së Budapestit Miklos Gabor Kerenyi, i njohur me nofken artistike Kero, si regjisor i shfaqjes ka punuar me grupin e studentëve të operistikes duke shndërruar këtë mjuzikëll muzikor në një spektakël të suksesshëm dhe jo vetëm në Hungari. Aktorët kërcimtarë e këngëtarë, operistët e rinj të Budapestit George Papagheorghe në rolin e Romeos, Diana Nitu si Zhulieta, Georgina Mototolea, si lady Kapulet etj, interpretuan për 2 orëe 30 minuta mrekullisht një festë dashurie, një këndim dhe kërcim live, që mbyllet me dhimbje. Lëvizjet ritmike, dialogu i pastër në një akustike antike e folur e kënduar kuptueshëm, loja e dritave, detajeve në ngjyra, zjarri, skenat e lëvizshme, gjithçka u rrotulluan në skenën e Butrintit duke e shndërruar skenën antike në një botë të plotë dashurie.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama