Tragjedia/ Shqiptari vdes duke shpetuar motren nga aksidenti

Tragjedia/ Shqiptari vdes duke shpetuar motren nga aksidenti

Një tragjedi e vërtetë ndodhi në Bronks të Nju Jorkut ku një shqiptar 24-vjeçar ka mbetur i vdekur së bashku me disa persona të tjerë, teksa përpiqej të shpëtonte të motrën nga një aksident.

Sipas mediave amerikane, shqiptari, së bashku me të motrën dhe disa të tjerë, kishin dalë për Halloween për të bërë rrengun e ëmbëlsirave, kur një mjet doli jashtë kontrollit dhe i përplasi.

Sipas dëshmitarëve automjeti shkoi drejt e te grupi i personave duke shkaktuar një skenë horror.

I vdekur ka mbetur Kristian Leka 24 vjeç, një vajzë 10-vjeçare dhe një person tjetër.

NGJARJA

Një rrugë e qytetit të Bronx­it, e mbushur përplot më fëmijë me maska dhe veshje karakteristike të Hallowen është kthyer në një skenë të vërtetë të jetës horror të shtunën pas dite, kur një makinë “kaloi” mbi një grup fëmijësh dhe prindërit e tyre të moshave të ndryshme, thotë sot shtypi njujorkez.

Media e Nju Jorkut, thotë se të vdekur janë tre persona, duke përfshirë fatkeqësisht edhe një djalë shqiptar 24-­vjeçar, dhe duke lene te plagosur tre persona përfshirë edhe një 21 vjeçare shqiptare Greta Leka.

Kristian Leka, 24 vjeçar humbi jetën për të shpëtuar motrën e tij të vogël Fiona, 10 vjeç, teksa u godit nga makina dhe u deklarua i vdekur nga mjekët gjatë rrugës për t’u transportuar në spitalin “Jacob”.

Motra e vogël Fiona Leka 10 vjeçe, pësoi nga ky incident vetëm disa fraktura, tha Lushi. Ai shton se vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Te vegjlit po kendonin “trick­or­treaters”. Autori, Unger me makinën e tij u përplas fillimisht me një makinë të parkuar Toyota ngjyrë e zezë dhe më pas doli nga rruga në trotuar derisa u ndal në një gardh. Policia tha se po heton rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Nuk dihet nëse autori ka pësuar ndonjë problem në zemër në momentin e drejtimit të automjetit apo ka pasur probleme mendore. Gjithcka pritet të zbardhet në orët në vijim.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama