Tragjikomedia “Gjashte personazhe kerkojne autor” per here te pare ne Teatrin Kombetar

Tragjikomedia “Gjashtë personazhe kërkojnë autor”, për herë të parë në Teatrin Kombëtar
Kryevepra e autorit italian Luigi Pirandello vjen premierë në skenën shqiptare

Sezoni artistik i Teatri Kombëtar premton për të tjera vepra, të cilat sjellin para publikut pjesë të dramaturgjisë më të mirë botërore. Në vijim të punës së tij në këtë institucion kanë filluar përgatitjet për një tjetër premierë teatrore, e cila këtë herë mban firmën e një prej emrave më të njohur të dramaturgjisë italiane, i cili në vitin 1934 ka fituar dhe çmimin “Nobel”. Bëhet fjalë për veprën e shkruar prej italianit Lugi Pirandello “Gjashtë personazhe kërkojnë autor”, e cila do të vijë në skenë nën drejtimin e regjisorit Mehmet Xhelili. Për këtë shfaqje regjisori ka filluar të punojë për stafin aktorëve, dhe deri tani mund të përmendim Fatos Selën, Marjeta Ljarja, Fadil Kujofca, Dritan Boriçi, Olta Daku,Olta Gixhari, Eftiola Laçka. Sipas regjisorit Xhelili kjo është një kryevepër botërore, e cila i ka paraprirë teatrit modern. Vepra vjen për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar. Ndërkohë që edhe vetë ngjarjet në vepër zhvillohen në një skenë teatrore. “Janë një grup aktorësh dhe regjisorja, të cilët po zhvillojnë prova në skenë dhe aty vijnë dhe 6 të huaj, të cilët janë braktisur nga autori.

Gjashte personazhe kerkojne autor (1921)
Eshte nje nga veprat me te rendesishme te dramaturgjise boterore te shekullit te njezete. Ne kete veper eshte permbledhur gjithe gjenia krijuese dhe pasioni I madh per teatrin I nje prej fituesve te cmimit Nobel, shkrimtarit dhe dramaturgut Italian Luigi Pirandelo.

Subjekti vendoset ne skenen e nje teatri kun je trupe aktoresh jane duke bere prova ne nje dite te zakonshme, shfaqen nga kushedi se ku , gjashte personashe. Kur regjisorja I pyet se perse kane ardhur, ata I pergjigjen se kerkojne nje autor, sepse, nje autor tjeter, pasi I ka krijuar ne fantazine e tij, I ka refuzuar dhe nuk I ka futur ne boten e artit. Nje pergjigje e tille shkakton te qeshura tek aktoret dhe regjisorja. Pas ketij reagimi, personazhet pergjigjen te fyer dhe te prekur se ata mbartin nje drame teper te dhimbshme qe ata e kane Brenda vetes dhe e vuajne, nje drame qe merr fryme, flet, leviz vete dhe prandaj kembengulin qe te shfaqet ne skene. Drama e tyre ka ne qender nje familje te shkaterruar . Babai, thjeshtra,nena,biri,vogelushja dhe djaloshi eshte nje familje e ngaterruar ne nje histori teper tronditese. Rezultati qe perftohet ne perpjekje per te vene ne skene kete drame eshte nje perzierje e tragjikes me komiken, e fantastikes me realisten, nje situate humoristike, teper e vecante dhe komplekse. Dramen e permban historia qe rrefehet nga vete personazhet pjesmarres, kurse, komedia vjen nga perpjekja e kote qe kjo drame te mund te realizohet ne skene sepse personazhet nuk bien dakord me aktoret dhe, madje perfshin ne nje konflikt me kthesa humoristike se kush jane me te rendesishem,ata , personazhet , apo njerezit e gjalle.

Gjashte personazhe kerkojne autor eshte nje veper qe pasqyron fuqishem natyren tragjikomike te egzistences sone dhe dhimbjen e te egzistuarit. Por ajo eshte edhe nje drame e fuqishme sociale qe ve gishtin ne plage te tilla si degradimi i familjes , varferia , prostitucioni , etj.

Ajo eshte gjithashtu nje drame qe paqyron poetiken e taetrit, e ketij tempulli te shenjte, i kesaj kutie magjike ku buron pasioni dhe dashuria, ku zbulohet misteri i egzistences, por edhe zbavitja dhe spektakli.


Në fillim të tjerët habiten dhe tallen me ata, por këta 6 të huaj kanë një dramë familjare”, pohon regjisori Xhelili, duke shtuar se kjo vepër që do të vijë në skenën teatrore do të jetë një tragjikomedi, e cila do të jetë në një gjuhë të veçantë. Ajo që është vënë re në këtë institucion kulturor ka të bëjë me faktin se për publikun gjatë këtij sezoni artistik do të vijnë dhe shumë emra të njohur të skenës teatrore, duke bërë të mundur që këto vepra të shijohen edhe nën interpretimin e aktorëve të njohur shqiptarë. E ndërkohë që në këtë institucion po punohet gjithashtu dhe për veprën tjetër premierë “Elektra”. Sa i takon premierës, roli i Elektrës tek tragjedia Elektra do të interpretohet nga aktorja e mirënjohur Luiza Xhuvani. Pas një ndërprerje të shkurtër  për shkak të angazhimit të saj në politikë, aktorja tregon se asnjëherë nuk e kam menduar veten të shkëputur nga skena. Në këtë tragjedi të Sofokliut rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar artistja e skenës shqiptare, Roza Anagnosti, në rolin e nënës, Klitemnestrës. Në role të tjera janë aktori Laert Vasili, për zbërthimin e personazhit të Orestit dhe shumë aktore të reja të Teatrit Kombëtar që do të interpretojnë vajet e korit të Sofokliut.

Subjekti i tragjedisë Elektra është marrë nga cikli mitologjik mbi Atridët. Ngjarjet e tragjedisë shtjellohen në situata të ngjashme të "Koeforeve" të Esikilit. Në muajin maj është parashikuar të vihet në skenë "Hamleti" i Shekspirit. Kësaj here jo një regjisor shqiptar, por regjisori grek Jorgo Qimulis është angazhuar për ta sjellë veprën para publikut. Do të jetë pikërisht regjisori Jorgo Qimulis, i cili së bashku me një kastë të njohur aktorësh shqiptarë do të sjellë në skenën e TK këtë kryevepër të Shekspirit. Ndërkohë që emri i regjisorit grek është i njohur në skenën teatrore të Greqisë për vënien në skenë të tragjedive të ndryshme. Po ashtu mësohet se në planet  e tjera të Teatrit Kombëtar është menduar për vitin 2010 rihapja e Konkursit Mbarëkombëtar të Dramës Shqipe. Ndërkohë, në kuadër të aktiviteteve ndërkombëtare, drejtori Kristaq Skrami ka përmendur pjesëmarrjen e veprës “Alegreto Albania” të regjisorit Altin Basha në bienalen teatrore "New Plays from Europe", e cila më parë është njohur me emrin "Bienalja Teatrore e Bonit". Aktiviteti organizohet në Visebaden të Gjermanisë. Kjo pjesëmarrje vjen në kuadër të bashkëpunimit me ETC-në për shkëmbimin e vlerave artistike dhe promovuese. Ky është një ndër evenimentet më të rëndësishme për Teatrin Kombëtar për sa i përket pjesëmarrjes në festivale, pasi pjesëmarrja në këtë festival është pjesëmarrja që synohet nga teatrot më prestigjioze në Europë.

Nga Julia Vrapi : Gazeta Sot

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama