Trajneri Odo tregon shifren per te cilen shitet Memushaj

Trajneri Odo tregon shifrën për të cilën shitet Memushaj

Ledian Memushaj është një element i rëndësishëm për Peskarën, por klubi është gati ta shesë atë nëse do të vijë një ofertë relativisht e lartë, e cila mund të ndihmojë ekonomikisht për të sjellë perforcime të tjera.

Ledian Memushaj

Këtë e ka pranuar dje në konferencë për shtyp edhe trajneri Masimo Odo. "Për mua, Memushaj është një lojtar thelbësor. Por pastaj, nëse del ndonjë i çmendur që na ofron 5-6 milionë për kapitenin, atëherë do ta çoj unë personalisht atë në destinacionin e ri", ishin fjalët e trajnerit, duke lënë të kuptohet që është thuajse e pamundur që dikush të ofronte një shifër të tillë për mesfushorin shqiptar.

Manaj gjate prezantimit te Peskara

Manaj gjate prezantimit te Peskara

Për sa i përket Manajt, trajneri i ka thurur elozhe sulmuesi të ri shqiptar. "Në merkato kemi afruar deri tani lojtarë me vlerë, si Manaj, i cili është një futbollist që e kemi kërkuar me ngulm e mbi të cilin kemi shumë besim. Unë nuk kërkoj emra të njohur, dua lojtarë të fortë. Për shembull, do të isha shumë i kënaqur me dy Manaj", tha Odo.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama