Hungarezët deklarojnë se kanë ardhur për fitore ndaj Partizanit. Takimi i parë i turit të dytë paraeliminator i Champions-it mes Partizanit dhe Ferencvaroshit do të zhvillohet nesër, në orën 20:00, në stadiumin "Elbasan Arena".
Trajneri gjerman Tomas Doll thotë se ka studiuar me kujdes ndeshjet e Partizanit dhe pret një rezultat pozitiv.
"Kemi ardhur për të marr një rezultat pozitiv në Elbasan. Nuk kemi pasur shumë kohë ta përgatisim këtë përballje pasi po studionim prej kohësh Skënderbeun.
Vendimi CAS bëri që përball të kemi Partizanin. Jemi përpjekur të marrim të gjithë informacionin e duhur, madje kemi parë dhe ndeshje e parë që Partizani zhvilloj në Europa League.
Duam ta zgjidhim kualifikimin që nesër por futbolli ka të papritura ndaj tia a lëmë fushës rezultatin",-ka thënë Doll, sipas një njoftimi të publikuar në fazën zyrtare të klubit të Partizanit.