Trajneri i Islandes argetohet para Frances Luajme per ti mundur

Trajneri i Islandës argëtohet para Francës: Luajmë për ti mundur

Lars Lagerbak argëtohet në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Francën. Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe.

Lars Lagerbak

Lars Lagerbak

Ai dhe skuadra që drejton nuk kanë kurrfarë presioni, sepse misionin e tyre e kanë përmbushur që kur prenë biletën në Francë. Çdo hap që po bëjnë në këto finale, është si një ëndërr për ta dhe ata po e shijojnë në maksimum.

Por trajneri i Islandës nuk do që ajo të përfundojë sot. "Unë u them gjithnjë lojtarëve dhe medias se në futboll ti ke gjithnjë një shans. Doja të thosha se Franca është lehtësisht më favorite se ne, por nuk i quaj kurrsesi favoritë absolutë.

Gjëja më e rëndësishme për ne është që të hyjmë në fushë me mendimin se mund t'i mundim. Nëse do ta kemi këtë mentalitet, atëherë mendoj se mund t'u hapim probleme", shpjegoi profesori për shanset e vendit më të vogël të "Euro 2016" sot në San Deni.

Dhe një pyetje të gazetarëve se si ishte e mundur që Islanda ishte e vetmja skuadër që drejtohej njëkohësisht nga dy trajnerë, suedezi i përgjigjet me një batutë:

"Çfarë të keqe ka?! Katër palë sy janë më mirë se dy. Plus që unë jam dembel dhe nuk e kam mësuar gjuhën".

Dhe që 67-vjeçari beson se skuadra e tij mund të eliminojë organizatorët, e shpjegon shqetësimi i tij për numrin e madh të kartonëve që lojtarët e tij morën ndaj Anglisë dhe rrezikojnë pezullimin në gjysmëfinale: "Nuk jam aspak i kënaqur me këtë fakt, kemi shumë kartonë të verdhë".



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama