Trajneri i Kosoves kerkon sqarim te situates per lojtaret

Trajneri i Kosovës kërkon sqarim të situatës për lojtarët

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, kërkon që të sqarohet sa më shpejt situata nëse kanë apo jo të drejtë lojtarët kosovarë që përfaqësojnë shtetet e tjera të ndërrojnë përfaqësuese.

bunjakiAi ka thënë se i kanë mbetur vetëm pesë javë para se ta dorëzojë listën e lojtarëve që do të paraqiten në ndeshjen e parë, atë më 5 shtator kundër Finlandës.

Kosova është në Grupin I së bashku me Finlandën, Kroacinë, Ukrainën, Turqinë dhe Islandën. "Ne jemi duke pritur një përgjigje nga FIFA për lojtarët.

Është periudhë e shkurtër, pasi unë i kam në dispozicion vetëm edhe pesë javë për ta kompletuar ekipin, por nuk do të thotë se ne nuk kemi kontakte me lojtarët që përfaqësojnë shtetet e tjera.

Por, pa marrë një përgjigje nga FIFA, nuk mund të dalim as me emra e as nuk mund t'u bëjmë ftesë", ka thënë Bunjaki të hënën për "Koha Ditore".

Bunjaki më herët ka deklaruar se do t'i ftojë lojtarët më të mirë kosovarë, pavarësisht shtetit që përfaqësojnë. Mendohet se nga pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA më së shumti do të preket Shqipëria dhe Zvicra.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama