Pak orë pas prezantimit zyrtar si trajneri i ri i Partizanit, italiani Adolfo Sormani ka folur për mediat e vendit të tij, duke analizuar duelin e nesërm në Euro 2016 mes Gjermanisë dhe Italisë.
"Kjo është një sfidë e cila ka një tërheqje të veçantë për shkak të rivalitetit mes Italisë dhe Gjermanisë, shpesh kemi arritur të triumfojmë në", tha ai për TMË Radio.
"Në këtë rast unë shoh një ndeshje shumë të ekuilibruar, me dy skuadra të cilat për arsye të ndryshme, tregojnë se janë në formë të mirë sportive", theksoi trajneri i Partizanit.