Trajneri i Skenderbeut Agostineli Ja pse me zgjodhi Ardian Takaj

Trajneri i Skënderbeut, Agostineli: Ja pse më zgjodhi Ardian Takaj

Pas prezantimit te klubi i Skënderbeut, trajneri italian Andrea Agostineli, premton se do të japë maksimumin për kampionët e Shqipërisë.

VARESE.VARESE CALCIO 1910-CITTADELLA.NELLA FOTO:AGOSTINELLI

Në një konferencë për mediat në prani të drejtorit sportiv Haris Fakic, Agostineli shprehu mirënjohjen edhe për "të kuqtë' që e afruan në Kategorinë Superiore.

"Njerëzit më kanë qëndruar shumë afër dhe i falënderoj shumë sepse ajo që kanë bërë tifozët e Partizanit për mua ka qenë diçka me të vërtetë speciale dhe do tu jem gjithmonë mirënjohës.

Por për fat të keq në futboll pavarësisht gjithckaje duhet të ndryshosh faqe, dhe në këto momente profesionalizmi im si trajner më thotë se duhet të jap maksimumin për këtë skuadër. Dua të falënderoj presidentin e Skënderbeut që më dha këtë mundësi, dhe do të mundohem ta shfrytëzoj në maksimum",-ka thënë ai sipas "Supersport".

Sipas Agostinelit, performanca e treguar me klubin e Partizanin në ndeshjet e fundit dhe vështirësia që i krijoi Skënderbeut deri në kampionatit, duket se ishin arsyet kryesore që presidenti i bardhekuqve, Ardian Takaj, ta merrte si drejtues në ekipin e tij.

"Unë mendoj se me shumë mundësi, presidenti i Skënderbeut të cilin e falënderoj edhe njëherë tjetër, më ka zgjedhur si trajneri e ri të skuadrës edhe për faktin se ndoshta jam unë trajneri i cili e kam bërë të vuajë më shumë në këto 6 vite kaq të suksesshme, sepse ne me Partizanin e detyruam Skënderbeun ta fitonte titullin në javën e fundit, ndërkohë që sezone më përpara ata kanë mbyllur gjithçka shumë javë përpara fundit të sezonit. Ndoshta ka qenë kjo arsyeja që më kanë zgjedhur dhe i gëzohem këtij fakti",-ka deklaruar Agostineli.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama