Trajneri Çacic Keta jane terroriste. Rakitic Do na perjashtojne

Trajneri Çaçiç: Këta janë terroristë. Rakitiç: Do na përjashtojnë

Trajneri i Kroacisë, Ante Çaçiç , ka pranuar para mediave se qëndrimi i kombëtares kroate në Euro 2016 është në fije të perit pas akteve të dhunshme që ndodhën në St. Etien gjatë ndeshjes kundër Republikës Çeke. Kroacia ka qenë vazhdimisht nën lupën e UEFA-s për shkak të sjelljes së papërshtatshme të tifozëve të saj dhe këtë radhë, ata mund të kenë kaluar cakun.

3568976B00000578-3647072-image-a-45_1466186709956

"Do të dëshiroja të flisja për futboll po si mund ta bëj një gjë të tillë pas kësaj që ndodhi. Ky është një akt terrorizmi. Këta nuk janë tifozë kroatë, këta janë huliganë", ishte shpërthimi i trajnerit Ante Çaçiç para mediave kroate në përfundim të takimit ku skuadrës së tij i shpëtoi nga duart një fitore e rëndësishme pas këtyre incidenteve të turpshme.

3568A2E100000578-3647072-image-a-80_1466189369248

Ndërkohë, më i prerë ishte mesfushori Ivan Rakitiç. "As nuk ka arsye që të flasim për ndeshjen me Spanjën, pasi UEFA mund të na përjashtojë nga Europiani deri atëherë. Jam i sigurt që skuadra jonë do të dënohet pas këtij turpi", tha një prej liderëve të skuadrës kroate.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama