Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Sëmundja Alzheimer u grabit viktimave kujtesën dhe aftësinë për të kryer veprimet më elementare. Pacientë me këtë sëmundje trajtohen me barna, por pa sukses. Edhe ilaçet eksperimentale kanë dështuar për të kuruar ose ngadalësuar keqësimin e sëmundjes.
Mjekët vazhdimisht janë duke kërkuar për metoda të reja trajtimi. Metoda më e fundit është ndërhyrja kirurgjike, duke implantuar një stimulues kardiak për të nxitur trurin.
Pajisja vendoset në gjoksin e pacientit. Fijet e holla të telave kalojnë nën lëkurë, në kafkë dhe pastaj thellë në tru për të ofruar një stimulimit elektrik.
Nga kjo metodë e re eksperimentale edhe mjekët janë të emocionuar, pasi ofron të kuptuarit e kujtesës dhe se si punon e ripërshtatet truri i të sëmurit me Alzheimer.
Një pajisje e njëjtë është përdorur zakonisht për të luftuar simptomat e sëmundjes Parkinson. Mjekët në qendrën spitalore Johns Hopkins janë të parët që kryejnë këtë procedurë.
Ndërsa mjekët në Kanada kanë kryer gjashtë implante stimuluesish të trurit për pacientët me Alzheimer dhe deri tani rezultatet janë të mira. Ajo që ata jane duke shpresuar është që kujtesa të përmirësohet ose humbja e saj të vonohet. Alzheimeri prek kryesisht të moshuarit.
Stimuluesi për të luftuar Alzheimerin është ende në fazën eksperimentale, por çdo optimizëm e shpresë është i mirëpritur nga mjekët, pacientët dhe familjet e tyre.
http://astritlulushi.wordpress.com/2012/12/08/trajtim-kirurgjik-i-alzheimerit/