Tramexani Tares i ka pelqyer gjithmone Ajeti Berisha

Tramexani: Tares i ka pëlqyer gjithmonë Ajeti, Berisha

Zëvendëstrajneri i kombëtares shqiptare, Paolo Tramexani, ka komentuar për "Lazio Style Radio" ndodhitë e fundit në klubin e Lacios. Ai ka konfirmuar interesimin e kësaj skuadre për Arlind Ajetin, para se ai të hidhte firmën në kontratë me Torinon.

tramezani

"Tares i ka pëlqyer gjithmonë Ajeti, por mendoj se mbeti i impresionuar nga ndeshja kundër Rumanisë, ku ai u zgjodh edhe lojtari më i mirë në fushë. Ajeti shkoi te Torino, por e kërkonin shumë klube. Ai është një lojtar gjithmonë i përqendruar, di mirë se cilat janë limitet e tij dhe mundohet t'u paraprijë disa mbulimeve, që më pas të evitojë që të gjendet në vështirësi", ishte përshkrimi i zëvendëstrajnerit të kombëtares për mbrojtësin e kuqezinjve.

arlind ajeti

Ndërkaq, ai ka folur fjalë shumë të mira për portierin e kombëtares, Etrit Berisha, duke e cilësuar thelbësor për Shqipërinë, ndonëse te Lacio nuk luan me rregullsi dhe po mendohet largimi i tij.

Berisha-500x300_c

"Berisha është një djalë serioz, i përulur dhe me shumë profesionalizëm, vihet gjithmonë në shërbim të skuadrës. Ai ka bërë një Europian të madh dhe është një portier i rëndësishëm për Shqipërinë", deklaroi Tramexani.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama