Tramezani dhe Dezire tregojne merzine per aludimet rreth Sadikut

Tramezani dhe Dezire tregojnë mërzinë për aludimet rreth Sadikut

Reagimit të Armando Sadikut rreth thashethemeve të përhapura për një lidhje mes tij dhe vajzës së Paolo Tramezanit, i janë shtuar edhe fjalët e vetë zëvendëstrajnerit të përfaqësueses shqiptare dhe "protagonistes" së zërave.

paoloi-dhe-desire-640x470

"Unë jam shumë mirë, përveç rezultateve të sotme që na eliminojnë. Por, mbetet ky gëzim i madh për atë që ishte gjithë kjo eksperiencë dhe gjithë atë që bënë djemtë. Por, e di për atë që është shkruar apo të paktën më thanë për Dezin dhe Armando Sadikun. Është e panevojshme të të them se nuk është absolutisht e vërtetë. Kjo gjë më mërziti shumë. Dhe i vjen shumë keq dhe Dezit. Pra, nëse është mundësia të sqarohet, do të doja shumë", theksoi Tramezani për newsport.al.

Edhe bashkëshortja e tij, Albena Petrova, e cila punon në një nga agjencitë më të njohura të modës në Milano dhe në Bullgari, e ka cilësuar nj skandal atë që ka ndodhur këto ditë.

"Këto janë fjalë pa lidhje. Është skandal diçka e tillë. Jemi shumë të mërzitura për atë që është publikuar".

Vetë Dezire ka pranuar se për të, kjo situatë ka krijuar disa probleme. "Ka qenë vetëm një foto miqsh e postuar në Instagram. Unë jam tifoze me Shqipërinë. Jam e fejuar dhe kjo çështje më ka hapur jo pak punë", tha ajo.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama