Transparenca.al Akuzat per tenderin e makinave qeveritare te paverteta

Presentation1-TIRANË, 23 Tetor /ATSH- I. Vata/ - Portali Transparenca.al, në kuadër të transparencës mbi shpifjet dhe akuzat e pabazuara, i cileson si te pavërteta pretendimet e disa mediave dhe te Partise Demokratike në lidhje me tenderimin e disa makinave.

Në potalin Transparenca.al thuhet se "Disa media kanë publikuar mbrëmë një lajm me anë të së cilit pretendohet se Këshilli i Ministrave i ka ngarkuar si detyrë Gardës së Republikës që të zhvillojë një tender për blerjen e 29 automjeteve. Sipas këtij lajmi, tenderi do të zhvillohet në diskrecion të plotë e do t'i krijojë buxhetit të shtetit shpenzime shtesë prej rreth 3 milionë euro. Ndërkohë që në një dalje mediatike sot, deputeti i PD, Edmond Spaho, duke iu referuar të njëjtit lajm, ka akuzuar kryeministrin dhe anëtarët e kabinetit qeveritar si të korruptuar".

Në portalin Transparenca.al argumentohet: "Çështjet që nevojiten të saktësohen në lajmin e publikuar: Së pari, Garda e Republikës së Shqipërisë nuk ka shpallur asnjë tender për të blerë makina, të cilat do të vihen në përdorim të kabinetit qeveritar. Tenderi për të cilin media të ndryshme kanë ngritur pretendime ka të bëjë me marrjen me qira (leasing) të automjeteve që kabineti qeveritar do të përdorë, duke pasur parasysh amortizimin e flotës aktuale të automjeteve, mungesës së sigurisë në transport, kostove shumë të larta në mirëmbajtje, si dhe kostos së lartë në konsum të karburantit. Së dyti, duke qenë se tenderi në fjalë ka të bëjë me shërbimin e transportit të personaliteteve të larta shtetërore dhe sigurinë e tyre fizike, bazuar në VKM nr. 246, datë 19.03.2015, mbështetur në nenin 6 të ligjit nr. 9643, Garda e Republikës është e detyruar të rezervohet në dhënien e informacionit të klasifikuar".

"Por, çka është më e rëndësishme është analiza financiare, që tregon se marrja me qira (leasing) e automjeteve që do të kryejnë transportin e kabinetit qeveritar është version më i lirë jo vetëm se blerja e automjeteve të reja, por edhe se mbajtja në përdorim e flotës ekzistuese. Sot, në shërbim të Këshillit të Ministrave janë në dispozicion 22 autovetura, kostoja e mirëmbajtjes së të cilave është 636,392 euro në vit, ose 2,545,571 euro për një periudhë katërvjeçare, duke përllogaritur këtu edhe vlerën e amortizimit të automjeteve. Marrja me qira (leasing) e një numri të njëjtë makinash, kushton 494,520 euro në vit, ose 1,978,080 euro për një periudhe katërvjeçare. Shteti shqiptar kursen 141,872 euro në vit, ose 567,491 euro për një periudhë katërvjeçare dhe në të njëjtën kohë automjetet në dispozicion janë të reja, më të sigurta, ndotin më pak mjedisin dhe duke pasur një efiçencë më të lartë në konsum, kursejnë rreth 30% më shumë edhe në kostot e karburantit. Për më tepër, në raste defektesh, automjeti zëvendësohet menjëherë dhe kostot e riparimit apo zëvendësimit për shtetin shqiptar është zero", thuhet ne portal.

Një argument tjetër shpjegon më tej të vertetën, ku thuhet se "Kosto e marrjes me qira (leasing) të 22 automjeteve është akoma më e ulët nëse krahasohet me koston e blerjes së 22 automjeteve të reja. Shtetit shqiptar do t'i kushtonte plotë 3,497,142 euro blerja dhe mirëmbajtja për një periudhë katërvjeçare e 22 automjeteve të nevojshme për kabinetin qeveritar. Dukshëm, përmes marrjes me qira (leasing), kursehen plotë 379,765 euro në vit, ose 1,519,062 euro për një periudhë katërvjeçare". /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama