Transparenca.al Kryeministria Portali me informacionin e nevojshem per cdo akuze apo pretendim

Endri-Fuga-Deklaratë e Drejtorit të Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga:

TIRANE, 15 Tetor/ATSH/- Duke marrë shkas nga akuzat e vazhdueshme të Partisë Demokratike, por edhe të disa portaleve, të cilat i ofrojnë publikut informacion të pavërtetë apo të shtrembëruar, Këshilli i Ministrave ka ndërmarrë një nismë të re.transparenca.al është portali i ri online, në të cilën ne si qeveri do të ofrojmë gjithë informacionin e nevojshëm, për çdo akuzë apo pretendim të ngritur qoftë nga media, qoftë nga opozita.

Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga thekson në deklaratë se "me shpresën se ky portal do të kthehet në një pikë referimi për gazetarët, të cilët do të kenë mundësi të informohen përpara se të shkruajnë, por edhe për publikun e gjerë".

Fuga shton se 'ne do të fillojmë të publikojmë që sot të gjithë informacionin e nevojshëm që Qeveria shqiptare të komunikojë në një mënyrë sa më të drejtpërdrejtë dhe transparente me shqiptaret e shqiptarët". /a.gegvataj/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama