Transparenca.al fakte kunder akuzave te PD-se ne lidhje me tenderat e OSHEE-se

Presentation1-TIRANË, 21 Tetor /ATSH- I. Vata/ - Në portalin Transparenca.al i krijuar pak ditë më parë nga qeveria shqiptare për ti'u përgjigjur shpifjeve dhe akuzave të pabazuara, ka publikuar sot të vërtetën në lidhje më akuzën që ka bërë Partia Demokratike dy ditë radhazi për tendrat e OSHEE-së.

Transparenca.al, për transparencë sjell deklaratën e PD për tenderat e OSHEE-së, ku shprehet se "Në deklaratën e djeshme të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, si dhe në daljen e sotme për media të deputetit Edmond Spaho janë ngritur një sërë akuzash për përftime të fondeve pa tender nga disa kompani, të cilat sipas opozitës, zotërohen nga deputetë, ministra dhe kandidatë të mazhorancës".

Partia Demokratike pretendon se Kompania "Eurogjici" e zotëruar nga Safet Gjici, ka përftuar pa tender 850 milionë lekë, për shërbimin e ruajtjes dhe sigurisë fizike; Kompania e zotëruar nga Pjerin Ndreu ka përftuar pa tender 340 milionë lekë, për shërbimin e ruajtjes dhe sigurisë fizike; Kompania "Intech+" e zotëruar nga Ilir Beqaj, ka siguruar fonde nga tenderimet e zhvilluara prej OSHEE-së; Kompania e zotëruar nga Sadri Abazi ka përftuar 970 milionë lekë prej OSHEE-së.

Në portalin Transparenca.al gjeni përgjigjen, ku citohet qartazi: "Përgjigje për akuzat e opozitës", ku vijon argumentimi të rënditur në katër pika si, "Prej vitit 2009, kompania "Eurogjici" ka një kontratë shërbimi me OSHEE-në, për ruajtjen dhe shoqërimin e vlerave monetare. Ndryshe nga pretendimi i opozitës se fondi është përftuar pa tender, kontrata e këtij viti me kompaninë "Eurogjici" është vetëm shtesë ligjore e kontratës ekzistuese ne pritje te përfundimit te procesit të prokurimit, pasi shpallja e fituesit është shtyrë për të shqyrtuar ankimimet e bëra sipas ligjit nga ofertuesit. Gjithashtu dhe kompania "Ndreu Security Service", ofron shërbimin e ruajtjes dhe sigurisë fizike për OSHEE që nga viti 2009. As kjo kompani nuk rezulton të ketë përfituar ndonjë fond pa tender. Njësoj si me rastin e kompanisë tjetër, edhe kësaj kompanie i është dhënë një fond për shtesën ligjore të kontratës ekzistuese deri në përfundimin e procesit të prokurimit, i cili është shtyrë po ashtu për shqyrtimin sipas afateve ligjore te ankimimeve përkatëse".

"Përsa i përket kompanisë "Intech+", në datën 24.04.2015 është lidhur një kontratë, jo me kompaninë Intech po me konsorciumin e përbërë nga kompanitë "Fastech" (51%) dhe "Intech+" (49%), për ngritjen e sistemit protokoll arkivë dixhitale. Në të kundërt të asaj çfarë akuzon pa asnjë bazë Partia Demokratike, për këtë proces janë ndjekur te gjitha procedurat e nevojshme sipas rregullave të prokurimit publik. Ky konsorcium ka fituar si i vetmi operator pjesëmarrës në garë. Gjithashtu, rinënvizojmë, se asnjë anëtar i shumicës qeverisëse nuk figuron aksioner në kompaninë "Intech+". Së fundi, kompania "ALKO-IMPEX", të cilën akuza e PD e lidh me deputetin Abazi, është kompani e krijuar në Kosovë, me pronarë Valon dhe Imer Ademin. Kjo kompani ka fituar dy kontrata punimesh për llogari të OSSHE, nëpërmjet proceseve të rregullta të prokurimit publik", thuhet në portalin Transparenca.al, qe perdor te dy medaljet, akuzen dhe kunder-akuzen per te informuar opinionin shqiptar". /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama