Transparence seksi

Transparencë seksi
Koleksionet pranverë-verë janë frymëzuar nga frudat prej shifoni dhe materialesh transparente. Këmisha, bluza dhe fustane, që vetëm duke i parë transmetojnë ajër dhe freski. Ngjyrat e buta kombinohen me format e lehta, ngjyrat e ndezura theksojnë dekoltetë dhe manshetat e këmishëve. E pra, e pashmangshme të mos jesh seksi nën atë transparencë.

Fustan shifoni me ngjyrat e tokës, Oltre. Çanta e butë me doreza të forta është krijuar nga Vic Matiè.

Këmishë ngjyrë akulli nga Diana Gallesi dhe këpucë Exte.

Një bluzë për çdo rast nga Guess by Marciano dhe një palë shapka të parezistueshme nga Betty Flowers.

Duke menduar për ditët e para të plazhit, një veshje vërtet elegante: fustan dhe rroba banje nga Guess Jeans, shapka plazhi Exte dhe peshqiri më klasik i plazhit Marina Yachting.

Këmishë me jakë V dhe syze të së njëjtës ngjyrë nga Ab/Soul, rripi i bardhë me lule nga Morgan de Toi dhe xhaketa prej lëkure nga Fratelli Rossetti.

Komplet kaftani i shkurtër dhe pantallona të shkurtra të të njëjtit ton nga Blumarine. Varëse në ngjyrë të ndezur nga stina e Swarovski-t.

Komplet me pantallona të shkurtra dhe bluzë të bardhë nga Lorenzo Riva, sandalet nga Betty Flowers dhe çanta e zezë Hogan.

Look indianesh me bluzë ngjyrë rozë nga C\'N\'C, çantë me thekë dhe rrip John Galliano. Bluzë Sportmax me dantellë, këpucë Vic Matiè dhe vathë Swarovski.

Nga : Revista Jeta

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama