Transportet Gati ndryshimi i ligjit cmimin e biletes se urbanit ta caktoje pushteti vendor

'Transportet': Gati ndryshimi i ligjit, cmimin e biletes se urbanit ta caktoje pushteti vendor

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës në përgjigje të kërkesës së bërë më parë nga bashkia e Tiranës përmes nënkryetarit të saj Eno Bozdo për mosarritje të çmimit të biletës së shërbimit urban, vendosi t’ia delegojë të drejtën e përcaktimit të çmimit të biletave të transportit urban autoriteteve të pushtetit vendor. Sipas kësaj ministrie, qeveria do të propozojë amendime ligjore lidhur me këtë çështje, të cilat do të përcillen për miratim në Parlament javën e ardhshme.

“Duke respektuar përgjegjësitë e pushtetit vendor për administrimin e transportit qytetas, duke marrë parasysh natyrën vendore të tarifave dhe kostove të këtij shërbimi ndaj qytetarëve, si dhe duke vlerësuar e mbështetur frymën dhe të drejtat reale të autonomisë vendore, Qeveria do të përgatisë amendimet përkatëse ligjore për transferimin e të drejtës së përcaktimit të çmimit të biletave të transportit urban autoriteteve të pushtetit vendor”, – thuhet në njoftimin për mediat të zyrës së shtypit të kësaj ministrie.

Në një deklaratë për mediat pak përpara këtij njoftimi, nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo kishte kërkuar nga qeveria që të bënte të mundur subvencionimin e transportit urban duke shmangur rritjen e çmimit të biletës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama