Trapatoni Gjermania si Merkeli por kalon Italia ne shtese

Trapatoni: Gjermania si Merkeli, por kalon Italia në shtesë

Kurrsesi pa shpresa! Gjermania, Italinë e vuan dhe e ka frikë. Për këtë vë firmën e tij Xhovani Trapatoni, i cili në një intervistë për "ANSA"-n ka shpjeguar motivin për të cilin "pancerat" u trembet "axurrëve". Fundja, një italian si ai që e njeh mirë Gjermaninë dhe ka stërvitur dhe fituar me Bajernin e Mynihut, nuk mund të mos merret parasysh:

Trapatoni

"Na duan, na admirojnë, por edhe na vuajnë, kjo është e pakontestueshme. Arsyeja është e qartë. Në mentalitetin e tyre ka një ide 'Deutschland' në botë, një ide dominuese. Edhe pse janë pjesë e Europës, ata ndihen dhe etiketohen si 'Deutschland'. Janë si Merkeli, shton ish-trajneri. - Sepse me gjithë respektin për kancelaren gjermane, dëshira e supremacisë së saj është më shumë sesa e dukshme.

Ndihen gjithmonë shumë të fortë, më të fortë se të tjerët, por pastaj vijmë ne të vegjlit, gjithmonë polemizues, me shumë mëkate dhe në fund, gjenitë jemi sërish ne. I vëmë dhe dimë t'i vëmë gjithmonë në vështirësi, në krizë". Trapatoni nuk e fsheh se në Gjermani ka shumë miq, por ndërsa pranon se disa prej tyre i kanë dërguar mesazhe për ndeshjen dhe për të marrë një mendim të tijin, 77-vjeçari tregon: "Kam marrë shumë mesazhe, por nuk u jam përgjigjur. Nuk është mungesë edukate të mos përgjigjes apo jo?! Fundja, ata duan që t'i them se ne nuk kemi shpresa, por kjo është një gënjeshtër...

Unë jam nga ata që them gjithmonë të vërtetën dhe për mua, kjo ndeshje do të përfundojë një- soj si në gjysmëfinalen e Botërorit të vitit 2006. Koha e rregullt do të përfundojë barazim dhe në kohën shtesë, aty pastaj shënojmë dhe kualifikohemi ne. Dhe për gjermanët, të artikulosh së bashku arsyetimin, Itali, kohë shtesë dhe humbje, është vërtet diçka shokuese". Në lidhje me atë që përbën pikën e fortë të kësaj skuadre që ka ndërtuar Antonio Konte, Xhovani Trapatoni nënvizon formën fizike dhe dëshirën për t'u sakrifikuar.

Trapatoni

"Nuk ka dyshime se tashmë Gjermania është një armatë futbollistike, por të thuash që sot për sot kjo diferencë nuk mund të ngushtohet me ata është pa sens. Kombëtarja e Kontes tregoi realisht se, ashtu siç thotë ai, ajo është si një skuadër klubi, jo një përfaqë- suese. I keni parë sesi vrapojnë tre veta menjëherë për të rikuperuar topin kur një prej shokëve të tyre e humbet?! Dhe pikërisht ky shpirt sakrifice në ndeshje kaq të rëndësishme si ItaliGjermani, mund të vlejë më shumë sesa cilësia dhe teknika.

Gjendja psikofizike e Italisë është fantastike dhe këtë Joakim Lëv e di shumë mirë. Trajneri i Gjermanisë e njeh në perfeksion Italinë, pikat e saj të dobëta dhe të forta, prandaj na trembet. Sepse ai e di më mirë se kushdo tjetër që përballje si këto vendosen nga detaje të vogla dhe ne, në gjetjen e këtyre detajeve jemi mjeshtër të vërtetë", përfundoi ish-trajneri i përfaqësueses italiane.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama