Faktorë të tjerë që ndikojnë në shfaqjen e artrozës:
- Mbingarkesa profesionale dhe sportive
Shembujt janë të panumërt. Artroza e gjunjëve është më e përhapura tek sportistët e peshave të rënda. Tek balerinët vërehen artrozat e këllqeve, ndërsa tek ata që luajnë tenis apo vrapuesit, vihet re artroza e gjunjëve dhe e këllqeve, e cila është dy herë më e shpeshtë.
- Keqformimet artikulare
Në moshën kur duhet te shfaqet artroza, ajo favorizohet tek personat që kanë pasur keqformime të kockave pas lindjes, siç janë për shembull njerëzit shkurtabiq, etj. të cilët vuajnë nga artrozat.
- Mikro-traumat
Mikro-traumat e përsëritura janë gjithashtu shkaktare të artrozave. Kjo ndodh shpesh tek punëtorët që përdorin pistoletat që shpojnë asfaltin e rrugëve, të cilët përgjithësisht vuajnë nga artroza e bërrylave. Tek futbollistët vërehen re artrozat e këmbëve, ndërsa tek hedhësit e çekiçit, artroza e bërrylit. Por artroza mund të shfaqet dhe si pasojë e një traumatizmi të rëndësishëm, si kur ndodh një thyerje e kockës së artikulimit. Një faktor tjetër është dhe « hiperlaksiteti ligamentar », ku ka një përkulje të fortë artikulare, siç e shohim tek disa akrobate që vënë këmbët pas qafës, etj.
- Sporti dhe artroza
Për të mos u prekur nga artroza mjekët këshillojnë një jetë aktive, pak vrap e shëtitje. Në këtë mënyrë trupi do të jetë në lëvizje. Por ka njerëz që edhe pse nuk janë marrë asnjëherë me sport nuk kanë shenja të shfaqjes së artrozës.
- Menopauza
Artroza prek si burrin, ashtu dhe gruan. Megjithatë rastet më të shumta vihen re tek gratë, veçanërisht artrozat e duarve dhe deri diku dhe të gjunjëve. Shumë femra fillojnë të vuajnë nga artroza në kohën e menopauzës. Menopauza korrespondon me një ndalim të prodhimit nga organizmi të estrogjeneve nga vezoret. Qelizat e kërcit lidhës kanë disa receptorë të estrogjeneve dhe veprimi i tyre varet nga sasia e estrogjeneve të prodhuara. Gjatë menopauzës, gratë humbin lëndë kockore në mënyrë të ndjeshme dhe kjo është e lidhur pikërisht me mungesën e estrogjeneve.
Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e artrozës:
- Trashëgimia
- Mosha
- Mbingarkesa profesionale dhe sportive
- Keqformimet artikulare
- Mikro-traumat
- Mungesa e aktivitetit sportiv
- Menopauza
- Obeziteti
Artroza dhe ndikimet e aktivitetit fizik
Sot ekziston një diskutim i madh lidhur me raportin e sportit me artrozën. Disa që mbrojnë efektin dobiprurës të sportit e kanë të vështirë të pranojnë se sporti shpesh mund të prekë dhe artikulacionet, duke krijuar artrozë. Ndërsa ata që nuk e duan sportin vënë përpara thënien e Çërçillit, të cilën kur e pyeten se cili ishte sekreti i jetëgjatësisë së tij, ai iu përgjigj: “ Sepse s’kam bërë asnjëherë sport!” Por nga ana tjetër, ka tetëdhjetëvjeçarë që bëjnë ende maratonën dhe nuk vuajnë nga artroza, si shkak i përdorimit të shumtë të artikulacioneve Doktorët pohojnë se maratona është e mirë për bashkimet e gjymtyrëve, sepse ajo e parandalon artrozën. Veç kësaj mjekët asnjëherë nuk kanë pohuar që sporti të jetë i rrezikshëm për artrozën, pra sportistët duhet të flenë të qetë.
Trashëgimia, faktori kryesor për artrozën
Studimi i dy binjakeve “monozygote”, pra identike, të dalë nga e njëjta vezë, tregon se gjenet janë përgjegjëse në 60-70 % të artrozës së duarve. Ky studim flet gjithashtu dhe për artrozën e gjurit. Disa artroza të këllqeve kanë një karakter familjar, ku njerëz të së njëjtës familje janë me proteza në këllqe. Në Islande, artroza e këllqeve është shumë e përhapur dhe kjo ndoshta si pasojë e një gjeni anormal, ende të pa identifikuar, dhe nga frekuenca e martesave brenda gjakut. Njihen gjithashtu dhe familje që kanë artroza që në moshën 20-vjeçare. Por në këto familje gjeni përgjegjës është identifikuar. Mjaft të njohura në artrozat janë dhe faktorët mekanikë, të cilat i brishtësojnë bashkimet e artikulacioneve. Obeziteti është një shkak i artrozës së gjurit dhe të kofshëve.
Simptomat me të cilat shfaqet artriti reumatik
Pezmatimi reumatik i nyjeve trupore (kyçeve) ose ndryshe artriti reumatik është një sëmundje, që shpesh nis në nyjet e vogla, në duar dhe këmbë. Kyçet ënjten, të dhembin dhe në rastin e malcimit të madh ato bëhen të nxehta. Malcimi çon në sertësi në kyçe, sidomos kur njeriu çohet në mëngjes apo ka ndenjur në vend për një kohë të gjatë. Më e zakonshmja është që kyçet preken po aq shumë në të dyja anët e trupit. Malcimi nis në indet e kupës së kyçit. Nëse malcimi vazhdon për një kohë të gjatë, mund të dëmtojë pjesë të ndryshme në kyç dhe rreth tij si kërcet e kyçit, kockat, gilcat dhe ligamentet. Lëvizshmëria në kyçe keqësohet dhe kyçi në disa raste mundet të keqvendoset. Në raste të rralla mundet që edhe organe të tjera në trup të malcohen, si për shembull pleura, cipa e zemrës, enët e gjakut dhe sytë.
Periudhat aktive dhe të qeta të sëmundjes
Ai që ka artritin reumatik mund të përjetojë periudha të qeta të kësaj sëmundjeje, por ndonjëherë vijnë disa periudha kur sëmundja është më aktive. Gjatë kësaj kohe njeriu ndjehet edhe më i lodhur. Vështirësitë qëndrojnë shpesh tek veprimet praktike në shtëpi, në punë dhe në kohën e lirë. Për të zgjidhur disa andralla të përditshme ka mjete të ndryshme ndihmëse. Tetë këshilla rekomandojë specialistët, për të lehtësuar dhimbjet reumatizmale për të gjithë njerëzit, kjo sëmundje është shumë e përhapur në vendin tonë, për shkak të klimës dhe kushteve të jetesës. Faktorët hormonalë, por edhe tuhatja mund të ndikojnë në të. Malcimi çon në mpirje në kyçe, sidomos kur njeriu çohet në mëngjes apo ka qëndruar në vend për një kohë të gjatë.