1. GJYKIMI I FRANZ KAFKËS
Jozef K., një njeri i vetmuar, është akuzuar për diçka, por ai absolutisht nuk di se për çfarë. Procesi i Franz Kafkës paraqet situata të njeriut në botë, ndjenja e tij e të qenit i humbur, si një individ në realitetin kërcënues, në botën reale bashkëkohëse, paqet dhe simbolizon pafuqinë dhe plogështinë e njeriut karshi makinerisë anonime të burokracisë. Fati i Jozef K. tregon qartë varësinë totale të individit nga zyrat dhe zyrtarët dhe, bindja e tij e fortë se aktgjykimi në rastin e tij varet në vullnetin e mirë të gjyqtarit dhe jo në të vërtetën.
Makineria burokratike është e hierarkizuar dhe Jozef K. ballafaqohet vetëm me zyrtarët e një rangu më të ulët, të cilët nuk janë në gjendje t’i shpjegojnë dhe njëkohësisht ia parandalojnë hyrjën tek ata që marrin vendime. Është e pamundur për të provuar pafajësinë e dikujt dhe, është e pamundur për të luftuar me sistemin burokratik. Totalitarizmi e bën qenien njerëzore krejtësisht të varur, duke ndikuar jo vetëm në veprimet e tij, po edhe në mendimet e tij dhe identitetin. Ky është një sistem i kontrollit të përhershëm, në të cilën një individ është tërësisht i varur nga makineria e aparatit shtetëror.
Situata e Jozef K. përshkruan dhe ilustron pafuqinë e njeriut karshi sitetmit totalitar, i përbërë nga gjykatat sekrete, denoncimet, informatorët, manipulimet, eliminimin e kundërshtarëve, ku ligji vihet vetëm në shërbim të sistemeve te padrejtësive, ku të akuzuarit nuk kanë të drejtë ta mbrojnë vetveten. Çdokush ështe fajtor në këtë sistem, e pamundur që të argumentoj dhe të dëshmoj se, asgjë e keqe nuk ka ndodhur, e justifikueshme është frika e Jozef K.-së me një dënim të padrejtë, derisa dënimi i drejtë është i pamundur.
Sistemi totalitar mund të përshkruhet nga konkluzionet e Jozef K., se gjatë marrjes në pyetje të parë: ai mendon se prapa arrestimit të tij qëndron ndonjë “organizatë e madhe” - sistemi totalitar një-partiak, në të cilin çdo gjë është e bazuar në gënjeshtra. Njeriu karshi një sistemi të këtillë ndihet plotësisht i pafuqishëm. Romani i njohur i Franz Kafkës “Procesi” është një metaforë e fatit të njeriut: që nga lindja jemi të dënuar të vdesim, secili prej nesh vdes dhe, nga ky dënim nuk ka asnjë ankesë. Gjatë një viti me luftën psikike, Jozef K. pëson një transformim të dukshem, përpjekjet e tij për të kuptuar gjendjen janë të kota, gjë që e bën atë ndihet i pafuqishëm përballë dënimit me vdekje.
Franz Kafka - Gjykimi i një piktori - Titorelli.
Në qoftë se i pikturon apo i përshkruan njërin pranë tjetrit, të gjithë gjyqtarët në një kanavacë dhe, ju do të mbroni vetveten para se këtë kanavacë , ju do të jini më i suksesshëm në qoftë se ju do të qëndroni para një gjykate të vërtetë.
Franz Kafka - Procesi Jozef K. në një katedrale: Si mund të jetë fajtor përgjithësisht një njeri?
A nuk jemi vallë të gjithë njerëz si të tjerët? Franz Kafka - Procesi narrator. Logjika në të vërtetë është e patundshme, po njeriu që dëshiron të jetojë, ajo nuk mund t’i shmanget. Në prag të ditëlindjes së tridhjetë të tij, Jozef K. lë labirintin e qytetit dhe, shkon në hapësirë të hapur, ndjenja e të qenit të bllokuar dhe e tmerrit zhduket, errësira shqetësuese zëvendësohet me dritë, hapësira e mbyllur mbetet e hapur dhe, atëbotë befas goditja e papritur me thikë në zemër diku në një gurore të braktisur, gjatë natës. Romani i njohur i Franz Kafkës „Procesi” - një fikcion letrar...
2.GJYKIMI I VISAR ZHITIT - NJË E VËRTETË
Që të shkruash një ese apo skicë letrare për këtë poet bashkëkohës, duhet të kesh një guxim apo kurajë të madhe, do të duhet t’i kërkojmë ndjesë vetë Visar Zhitit dhe, të presim pranimin e tij të një falje nga të gjithë për dënimin e tmerrshëm, ndaj, për tërë gamën e së keqes të botës së tanishme që nga fillimi i ekzistencës së saj dhe, pas dëbimit të njerëzve të parë Adamit dhe Evës nga Parajsa, deri në kohët tona, në bashkëkohësi.
Visar Zhiti, një mësues në Kukës, Shqipëri, i diplomuar nga një shkollë e lartë pedagogjike në Shkodër. Si një poet, ai donte të botojë poezitë e tij në revistat letrare. Më 1973 ia dorëzoi shtëpisë botuese “Naim Frashëri” vëllimin e tij të parë poetik “Rapsodia e jetës së trëndafilave”. Ishte kjo një kohë kur filluan spastrimet politike pas Plenumit të katërtë të Partisë së Punës së Shqipërisë (PPSH) nën regjimin diktatorial të Enver Hoxhës (i përcaktuar si spastrim të liberalëve).
Dorëshkrimin e vëllimit poetik, Visar Zhiti ia dorëzoi shtëpisë botuese dhe, kjo u bë prova kryesore në çështjen, duke e ndaluar librin, duke i atribuar të meta ideore atij, ndikim nga poezia dekadente, duke e cilësuar si një nxirjës të realitetit kundër realizmit socialist.
Visar Zhiti u akuzua si një armik i pushtetit në fuqi nga regjimi i atëhershëm, duke u fajësuar për agjitacion antikomunist, i denoncuar edhe përmes kolegëve letrarë dhe më 1979 arrestohet dhe, duke qenë plotësisht i pambrojtur, dënohet me dhjetë vjet burg politik. Edhe kur u lirua nga burgu, u caktua për të punuar në fabrikën e tullave në Lushnjë, kur sapo kishte lënë galeritë e minierave të piritit, nën mbikqyrjen e rreptë të “Sigurimit” deri në vitin 1990.
Në ferrin e burgut Visar Zhiti edhe mëtej do të shkruajë poezi në copa letre, gazeta, karta dhe, ajo që është më e rëndësishme, ai gjithashtu krijoi poezi me mend, duke i futur në kujtesë, duke besuar në qëndresën e tij se fati i ankthshëm, i tmerrshëm do të ndryshojë:
plot baltë dhe vuajtje
rri dhe pres
sa keq
të jesh luftëtar
pa luftra “
(“Çastet ikin”)
Është e udhës të citojmë një fragment të eseut të mrekullueshëm për Visar Zhitin “Poet i një triumfi heroik”, të shkruar nga eseisti dhe përkthyesi i njohur shqiptar nga Kosova - Mazllum Saneja, të cilin kritika letrare polake e krahason dhe e quan Norvidi bashkëkohës i Evropës:
“...Poetin gjithnjë e kanë shoqëruar besimi në Zot dhe urata, ndonëse në Shqipërine e asokohshme religjioni ka qenë i ndaluar. Visar Zhiti askurrë nuk e humbi shpresën, se do t’i vijë fundi i regjimit të përgjakshëm, fundi i kalvarit të vuajtjeve të tij, vuajtjeve të tërë popullit shqiptar dhe do të vijë dita kur:
Një diell i dytë do të lind
nga gjaku ynë
me formën e zemrës
( “Dielli i dytë”)
Visar Zhiti – si një i krishterë thellësisht besimtar, porsi Franz Kafka flet për Jesu Krishtin. Një humnerë përplot dritë, kushdo që shikon në të, ka për të hedhur veten. Shih poezinë e tij:
Kaq bukur këndoi bilbili
te hekurat e frëngjisë time
sa dhe hekurat m’u bënë
degë të gjelbra qershie...
(...)
Burgu ia rrëmbeu rininë, ngrohtësinë njerëzore, po askurrë nuk mundi t’ia rrëmbejë imagjinatën dhe ëndërrimet. Ëndrra - ky motiv aq i shpeshtë në poezinë e Zhitit, ku ai shihte vetveten të lirë. Në ëndërr takohej me të dashurën, ndjente ngrohtësinë e buzëve dhe të duarve të saj dhe nuk ndihej i vetmuar fillikat:
sepse hyn nga të duash
Visar Zhiti gjithnjë e kanë shoqëruar personazhet e mitologjisë antike dhe të eposeve homerike. Poeti u rrit dhe u edukua në trojet e kulturës mesdhetare dhe ajo botë vegimesh ishte më e afërt për të se sa realja e errët dhe e zymtë e diktaturës totalitare. Ndërkaq, në boten e lirë, ku nuk ka kufij, mure, hekura të burgut, në Romë, Paris, Vienë, Uashington, etj, ku Zhiti endet, duket sikur mban mbi supe dhe bagazhin tragjik të së shkuarës.
Visar Zhiti, është pa mëdyshje njëra prej shembëlltyrave më origjinale në tërë letërsinë shqipe të fundit të shekullit XX. Poezia e tij përfaqëson një kaptinë të re në letrat shqipe, rrymën e poezisë së “martirologjisë së burgjeve”. Me sukses ai arriti të kapë dhe të përshkruajë përjetimet më të dhëmbëshme dhe heroike, saqë të paktë janë ata poetë që patën guxim ta bëjnë objekt të krijimtarisë, ta kthejnë në fjalë poezie. Të paktë janë ata që kanë arritur të krijojnë nga kjo lëndë vepra të përmasave të mëdha. Me siguri poezia e Visar Zhitit i përket veprave të këtilla, dëshmon mes të tjerash poeti dhe eseisti i njohur Mazllum Saneja.
Në letërsinë shqipe dhe evropiane jeta dhe vepra e Visar Zhitit do të mbeten përgjithnjë si një dokument i rëndësishem i fatit dhe i qëndrimit heroik të humanistit të madhërishëm, i cili në mënyrë konsekuente iu kundërvu sistemit totalitar sikur Mahatma Gandhi.
3. GJYKIMI I Z. BOLESLAW M. NE POLONI
...dirigjent i brezit të ri, z. Boleslaw M. nga Republika Popullore e Polonisë, biri i një avokati, diplomoi me nderime në Akademinë e Muzikës në Varshavë, kreu specializime si dirigjent në vitin 1970, paralajmëroi një karrierë të shkëlqyer, u dërgua në Vjenë, Romë dhe Paris. Prej andej, duke vështruar jetën përreth, në letërkëmbimin me të shoqen – teksa shkëmbenin opinionet, zoti Boleslaw M. do të shkruante privatisht se në vendet me një “demokraci të vërtetë” jeta është normale, njerëzit janë të kënaqur, të buzëqeshur, dyqanet e mbushura me mallra, prodhime që as mund t’i përfytyrosh në Republikën Popullore të Polonisë, se “gjaku i vlon kur sheh qilima të bukur me qime të gjata dhe të leshtë, që të sendërtosh ëndërrimet, të bësh dashuri mbi to me gruan e dashur, kurse në Republikën Popullore të Polonisë asgjë nuk mund të gjesh, veç propagandës zyrtare të suksesit, etj”.
Në ditën e kthimit të tij në atdhe, në qershor të viti 1970, z. Boleslaw M. arrestohet duke qenë ende brenda në aeroplanin që po zbriste në qytetin V. dhe pastaj e burgosin në qytetin e K. Më vonë, z. Boleslaw M. u akuzua për krimin e dolus contrerevolutionis, me qëllim shkatërrimin e të vetmes qeveri sovrane të Partisë së Punës së Bashkuar në RP të Polonisë.
Në qytetin e R. u mbajt gjyqi i tij me dyer të mbyllura. Gjyqtar ishte një djalë i ri, një rishtar në profesion. Prokurori ishte zëvendës i prokurorit publik provincial. Avokati mbrojtës ishte Dekani i Dhomës së Avokatëve, dy prej tyre ishin anëtarë të Partisë së Punës së Bashkuar. Në sallën ishin dhe dy burra të pranishëm (agjentë të fshehtë të sigurimit, të cilët nuk kishin lejën e kryetarit të Gjykatës të ligjeve vendore siç doli më vonë).
Përktheu nga polonishtja: Mazllum Saneja