Tre shperthime trondisin Tiranen goditen subjekte private e zyrtare

Tre shperthime trondisin Tiranen, goditen subjekte private e zyrtare

Tre shpërthime të realizuara me lëndë eksplozive kanë tronditur Tiranën në orët e para të mëngjesit të së martës. Sipas informacioneve të fundit, shpërthimet kanë ndodhur në zona të ndryshme të kryeqytetit, për fat të mirë pa shkaktuar viktima por vetëm dëme materiale.

Kështu, burime policore zyrtare bëjnë të ditur se shpërthimi i parë është verifikuar në një farmaci në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Sipas burimeve, farmacia në fjalë është në pronësi të shtetasit Bashkim Tahiri, babai i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Ndërkohë, shpërthimi i dytë ka ndodhur pranë banesës së ish-shefit të komisariatit numër 3 të Tiranës, Alfred Numani, edhe këtë herë pa shkaktuar viktima. Ndërsa rasti i tretë është verifikuar në një objekt në rrugën “Muhamet Gjollesha”, shtojnë më tej burimet zyrtare. Thuhet se këtë herë ka qenë policia që ka realizuar një shpërthim të kontrolluar. Në të tre rastet forcat e policisë kanë bërë ekspertizën në vendin e ngjarjes, me qëllim mbledhjen e gjurmëve për identifikimin e personave përgjegjës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama