Por eshte nje tjeter permase me te cilen letersia nuk ben shaka dhe nuk lejon as peshore miqsh, as shkallare hierarkish sipas tipit me te cilin lançohen ne kulturen e letrave shqipe vlerat dhe prurjet e reja. Nuk eshte e thene te jete perrua i shetitur nga te tjere, nje rrjedhe e vetme, e dallueshme nga te tjeret, nje stilistike dhe morfologji e qemtuar dhe qelluar deri ne bindje duke identifikuar emrin e autorit dhe librin me te cilin ai guxon dhe ze nje vend ne stendat e panairit te librit 2007. Tregime qe nuk leshojne arome roze, qe nuk jane bardhe e zi, tregime qe nuk luajne “pop” ne tregun e librit vijne poshte titullit paksa komercial “Bunkeri i seksit”. Eshte risku per t’i rezistuar mbijeteses, duke mos e demtuar thelbin, llojin, duke mos e shuar kersherine per te zhbiruar e per te gjetur te veçanten ne nje liber me tregime.
I pare nga pikeveshtrime shumedimensionale, libri terheq me formen me te cilen autori shfaqet, pozicionin qe ze ne fabul, rrjedhen dhe “denimin” qe i jep tregimit duke e perfunduar ate. Vet tregimi qe mbart peshen e titullit te librit eshte nje figuracion i qelluar thekshem, nje harakiri me dogmat dhe ideologjite e shumeperfolura te jetes sone ne kohen e ish-diktatures komuniste. Arsyeja e madhe per te dashur lirine eshte akti kur ajo te mungon. Nje liri e alegorizuar me nje perjetim fizik te pasionit dhe parcelizimi i bunkereve ne permasa te çuditshme te cilat i krijon vete mungesa e besimit tek liria, eshte fabula e vertete e tregimit.
Kush e njeh autorin, te krijon pershtypjen e nje murgu deshperues. I pafjale, i heshtur dhe i prere. Te gjitha keto epitete i rrezon tregimi “Mos ishe Sheherazadeja e perralles?” njeh papritmas nje narrator te kujdesshem per te kujtuar dhe percjelle kaçurrelat me imcake te nje ndjesie te embel si dashuria; njeh nje narrator qe vuan duke mos u perpjekur te kerkoje shume – perse? - ne jete, por qe kembengul per te filozofuar rreth moshes dhe rreth kuptimesise qe merr ajo ne çdo faze dhe moralit te brendshem me te cilen njeriu ecen me dinjitet duke mbrojtur vetmine e tij universale. Dhe ajo qe eshte embelsira e ketij tregimi, forma e ligjerates drejtuar ne veten e dyte njejes, eshte nje lloj ligjerimi qe te kujton jehonen qe le nje tren pasi ka kaluar goditjet e fundit ne stacion. Ndoshta kjo jehone do ndjeke lexuesin ne kersherine e tij per te vazhduar leximin deri ne fund e per t’u menduar per fatin, rastesine, dritat dhe ngjyrat e jetes. Po ne kete hulumtim ndjesish vjen tregimi “E fejuara e femijerise”, i cili me gjithe ardhmerine e dallueshme si tregim qe mbahet mend, di te mbahet me pak fjale dhe pak pershkrime detajesh. Duke mos i shkuar deri ne fund kesaj analize te pare, besojme se libri do rendoje xhepin e dashamireve qe duan ta blejne, edhe pse nuk ka shume faqe, edhe pse pesha e letres nuk eshte ne ekuivalence me peshen e tregimeve. Ato rendojne.
Per autorin
Ylli Molla eshte lindur ne Skrapar ne vitin 1964. Krijimet e para letrare i ka botuar ne 1981. Gazetar profesionist qe nga viti 1992. Karrieren e ka nisur ne gazeten “Luftetari” (“Ushtria”), gazetar dhe redaktor pergjegjes. Me pas ne gazeten “Shekulli”, redaktor i kronikes dhe drejtues i redaksise se investigimit. Kryeredaktor i revistes “Spekter” ne 2001, drejtor i Agjencise se Lajmeve ALNA ne 2002. Deri ne fund te 2005-es, kryeredaktor dhe drejtor i gazetes “Dita”. Ne 2006-en, kryeredaktor i revistes “FOKUS”. Aktualisht, kryeredaktor i te perditshmes “Telegraf”.
Libra te botuar
Qendresa e emrit – tregime, bashkautor- 1995
Humnerat e ndjenjave - poezi - 1996
Plani sekret per Kosoven - publicistike - 2006
Bunkeri i seksit - tregime - 2007
Miranda Haxhia : Gazeta Albania