Tregtonte tritol procedohet vellai i ish-deputetit te PD-se

Tregtonte tritol, procedohet vellai i ish-deputetit te PD-se

Prokuroria e Krujës ka nisur një procedim penal për vëllanë e ish-deputetit të PD-së, Ndriçim Babasit, pasi akuzohet se ka shkelur rregullat mbi tregtimin e lëndëve plasëse. Pëllumb Babasi mësohet se është administrator i firmës “Babasi COO shpk”, së cilës iu ndalua një furgon me lëndë plasëse në Fushë-Krujë.

Pas ndalimit të furgonit, i cili ishte nisur për në Pukë, policia zbuloi në magazinat e firmës “Babasi” në Fushë-Krujë lëndë plasëse dhe kapsolla detonatorë.

Lëndët plasëse u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa prokuroria ka vendosur që të nisë procedimin penal ndaj Pëllumb Babasit, Liman Babasit (magazinier i firmës) dhe Martin Vatajt (drejtues i furgonit të bllokuar).

Sipas hetimeve, mësohet se firma “Babasi” ka patur më parë licencë për shit-blerje të lëndëve plasëse për qëllime industriale, mirëpo kjo licencë iu hoq. Edhe pas heqjes së licencës kjo firmë ka ushtruar aktivitetin normalisht në kundërshtim me ligjin.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama