Treguesit e Punesimit Sipas Gjinive ne Shqiperi

Treguesit e Punësimit Sipas Gjinive në Shqipëri
Statistikat e punësimi tregojnë numrin dhe karakteristikat e forcës së punës në një vend. Forca e punës përfshin personat e punësuar dhe të papunët në moshë madhore dhe që janë në gjendje të punojnë.

Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me treguesit e punësimit sipas gjinive në Shqipëri bazuar në të dhënat e siguruara nga INSTAT dhe Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Niveli i punësimit sipas gjinive është llogaritur si përqindja e meshkujve dhe femrave të punësuara ndaj totalit të meshkujve dhe femrave që i përkasin forcës së punës.

Niveli i punësimit sipas gjinive nga të dhënat historike, paraqitet më poshtë:


Burimi: INSTAT, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Komentet dhe analiza:ODA


Sikurse mund të shihet edhe nga grafiku, përqindja e meshkujve të punësuar që bëjnë pjesë në forcën e punës, ka qënë vazhdimisht më e lartë se përqindja e femrave të punësuara. Në 2009, të punësuar kanë qënë rreth 64.3% e meshkujve dhe 43.6% e femrave. Në vitin 2007, vihet re një rritje e theksuar prej rreth 9% të numrit të femrave të punësuara.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama