Çizmet “Uggs”
Të përshtatshme dhe të nxehta deri në ekstrem, madje dhe të famshme në disa sezone, por disa meshkuj kanë thënë se ato çizme duken jo të mira, duke i krahasuar ato me thasë patatesh.
Syzet e mëdha
Femrat i duan ato, pasi me këto lloj syzesh duken magjepsëse , fshehin sytë e lodhur dhe i japin pamje misterioze dhe seksi. Të paktën kështu kanë menduar femrat, ndërsa meshkujt nuk i preferojnë shumë ato pasi u duken si insekte të mëdha.
Kominoshet
Japin pamje ‘retro’ mirëpo është pak e vështirë të dukeni fantastike në to.
Buzëkuqi i kuq
Është me të vërtetë habitëse pasi femrat mendojnë se asgjë nuk është më seksi se buzëkuqi i kuq dhe qepallat e gjata, dhe se meshkujt pajtohen me këtë. Buzët e kuqe mund të jenë seksi për t’u parë, mirëpo meshkujt i konsiderojnë ato si pengesë për t’u puthur.
Pantallonat ‘dimi’
Pantallonat në të cilat dukeni sikur keni vendosur një pelenë, nuk janë aspak seksi për meshkujt. Femrat pajtohen se janë të përshtatshme dhe se mund të kombinohen lehtë, por meshkujt nuk i pëlqejnë aspak.
Sandalet dhe çorapet
Edhe pse mund të jenë në modë, djemtë nuk i pëlqejnë alternimin e çorapeve me sandalet, sepse për ta nuk janë seksi. Ndoshta ky është stili i cili duhet të mbetet në pistën e modës.