Trendet e bukurise per veren e sivjetme

Trendet e bukurise per veren e sivjetme
Kete sezon, bojekuqi vihet ne molleza te faqeve, afer syve, kurse floket lidhen me lirshem. Bojekuqi i jep fytyres jete, prandaj ekspertet e shtepive te medha te modes per kete pranvere e perdorin ne te gjitha metodat e mundshme. Ekspertet e shtepive te modes “Anna Sui”, Diana von Furstenberg” dhe “Gucci” kane aplikuar bojekuqin ne maje te mollezave te faqeve te modeleve te tyre, shume afer syve. Nje menyre e tille e hijesimit thekson mollezat, kurse fytyra shkelqen, gje qe eshte shume seksi, mendon eksperti i grimit, James Kaliardos.

Zakonisht mendohet se hijesimi i fytyres ne pjeset e poshtme te fytyres eshte demode, gje qe ne kete rast, eshte treguar te jete e vertete. Ekspertet thone se vendosja e grimit me preparate te reja, sikur qe eshte ‘lajneri’ per sy me ngjyre tirkizi, eshte shume e thjeshte, sikur te ishit duke luajtur. Nuk duhet rreptesisht te ndiqen linjat e syve, por lajneri ne fjale duhet te vihet kah kendi i brendshem i syrit, nga njera, apo te dyja anet.

Balluket romantike

Floket e ngritura jane hit kete sezon, por ato nuk duhet te jene te lidhura fort. Pa marre parasysh se per çfare stili flokesh percaktoheni, balluket duhet te bien lirshem dhe duhet ta kufizojne fytyren, kurse floket e mbledhura ne maje te kokes duhet te jene te lidhura lirshem.

Ngjyrat e ylberit ne sy

Ngjyrat e theksuara ne kapaket e  syve jane shume ne mode kete vere, e per nje pamje te tille, ekspertet preferojne venien e tri shtresave te holla te tri ngjyrave: te portokalltes, vjollces dhe te gjelbres ne te kalter. “Dior” ka veçuar ngjyren vjollce si dominuese, kurse vetullat dhe kendit e syve e ka ngjyrosur me te gjelber.

Gershetat ‘me krahe’

Floket e lidhura bisht dhe gershetat po ashtu jane shume ne mode. Per kopjimin e nje pamjeje te tille duhet ta beni nje gershete nga maja e flokeve, deri te qafa, e nga pjesa e flokeve te anes tjeter, beni te ashtuquajturit ‘krahe’. Ngreheni kete tufe te flokeve, qitni llak dhe formesojeni me gishta ne forme te kraheve.

Pamja me e mire e qepallave

Qepallat sikur te kukulles Barbie, te theksuara, te medha dhe te ndara, arrihen me ane te tri shtresave te dendura te maskares si dhe me ane te perdorimit te kufizuar te qepallave artificiale. Ato theksohen me shume me ane te hijes se bardhe.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama