Tri menyra per ta mundur lodhjen pranverore
- Botuar: 15 vite më parë
- Shkruar nga:
Lodheni shpejt, nuk mund te perqendroheni, ju hapet goja dhe, sikur do te mundnit, do te flinit tere diten? Mos u brengosni, behet fjale per lodhjen klasike pranverore. Ky çrregullim eshte shume i shpeshte dhe eshte karakteristik per periudhen e kalimit nga dimri ne pranvere. Paraqitet si pasoje e menyres dimerore te te ushqyerit, si dhe per shkak te uljes se nivelit te serotonines, hormonit qe eshte pergjegjes per disponim te mire. Ne disa raste, shkak mund te jete edhe shtypja e ulet e gjakut.
Lodhja pranverore nuk eshte problem serioz shendetesor, por te disa persona dukshem veshtireson funksionimin e perditshem.
Personat me kete problem mund t’i ndihmojne vet vetes se tyre, duke marre vitamina dhe minerale dhe duke ushtruar aktivitete fizike. Te ushqyerit dimeror dhe mungesa e aktivitetit te duhur fizik, ndikojne ne mungesen e vitamines C ne organizem dhe ne rritjen e nivelit te kolesterolit dhe triglicerideve ne gjak.
Karbohidratet
Embelsirat munden perkohesisht ta permiresojne disponimin, por kjo nuk eshte nje zgjidhje afatgjate. Zgjidhje e vertete jane karbohidratet qe treten ngadale: buka e vrugte, makaronat (brumi), orizi dhe patatet. Kombinimi me i mire per rritjen e nivelit te serotonines eshte nje grishe buke te zeze, e shoqeruar me nje pjate thjerreza, apo supe te perimeve.
Vitamina C
Mungesa e vitamines C shkakton lodhje, prandaj ne kete periudhe te vitit duhet te hame sa me shume peme dhe perime te fresketa. Per shkak te kalimit nga ushqimet e renda dhe pikante ne ushqime te lehta pranverore, organizmi po ashtu reagon me lodhje. Karotat, kungulleshkat, lulelakrat dhe sallatat e reja te gjelbra ka mjaft vitamina, por nuk ka shume kalori, prandaj pas shujtave te tilla, organizmi shume shpejt ndjene uri. Por, perimet sezonale jane te dobishme, meqe permbajne antioksidues, te cilet i ndihmojne organizmit qe te pastrohet nga substancat helmuese te metabolizmit.
Ushtrimet
Ushtrimet e nxisin organizmin qe te krijoje nje sasi me te madhe te energjise. Studimet kane treguar se njerezit qe ushtrojne ne ambient te hapur jane shume me pak te prire ndaj mendimeve depresive, sesa ata qe nuk ushtrojne fare. Per kete shkak, sapo te zgjoheni ne mengjes, ushtroni ngadale para dritares se hapur, kurse gjate dites gjeni gjysme ore per vrapim te lehte, apo per shetitje. Do te shihni se ia vlen.