Troci kalon drejtues ne Vlore Prokurori qe arrestoi Fullanin

Troci kalon drejtues ne Vlore  Prokurori qe arrestoi Fullanin

Ndryshime të tjera kanë ndodhur në Prokurorinë e Përgjithshme, ku janë caktuar në postet drejtuese të organeve të akuzës në qytetet e Lushnjes dhe Vlorës. Kështu mësohet se prokurori Ramadan Troci, i njohur për lëshimin e urdhrit nga ana e tij për arrestimin e ish-Guvernatorit Ardian Fullani, është komanduar në Vlorë ku do të marrë post drejtuesi të organit të akuzës së këtij qyteti.
 
Troci ishte prokurori i dosjes së vjedhjes së Bankës së Shqipërisë, ndërsa tashmë bëhet e ditur se kjo dosje do t’i kalojë prokurorit Ndini Tavani. Ndërkaq, prokurori Arben Dyla është caktuar me detyrë post drejtuesi në Prokurorinë e Lushnjes.
 
Lëvizjet në organin e akuzës, janë bërë të ditura sot nga Drjetori i Hetimit dhe Ndjekjes Penale në Prokurorinë e Përgjithshme Adnan Xholi. Pak ditë më parë, me urdhër të kryeprokurorit Adriatik Llalla në Prokurorinë e Përgjithshme u shënuan edhe 6 lëvizje të prokurorive në rang vendi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama