Tronditese vellezerit e vrasin dhe hedhin ne pus 19-vjecaren shtatzene

Tronditese, vellezerit e vrasin dhe hedhin ne pus 19-vjecaren shtatzene

Një vajzë turke 19 vjeç, 8-muajshe shtatzënë u mbyt dhe u hodh në një pus, pasi u dënua me vdekje nga farefisi. E reja, e cila jetonte në një fshat pranë qytetit Viransehir, u vra nga dy vëllezërit e saj, pasi akuzohej se kishte çnderuar familjen. Dy vëllezërit në bashkëpunim me disa bashkëpunëtorë të tyre, u arrestuan.  Nga ana e mediave vendase thuhet se 19-vjeçarja me emrin Hacer, kishte pasur një lidhje me një djalë të ri, i cili ishte larguar nga vendi, pas ishte nisur për shërbimin ushtarak. Vetëm pas 4 muajsh vajza kishte kuptuar se ishte shtatzënë dhe ishte larguar nga fshati, për shkak të frikës se çfarë vendimi do të merrte “klani i çështjeve të nderit”.

Ajo u prit nga një i afërmi i saj në Diyarbakir, por më tej me anë të mashtrimit u morr sërish në fshat. Vetëm pak para lindjes së fëmijës familja i kishte dërguar mesazhe pajtimi, duke e ftuar që të kthehej pasi thuhej se e kishin falur. Por, duket se kjo nuk ishte aspak e vërtetë, pasi “klani” kishte marrë vendim për ta vrarë duke kundërshtuar nënën e së resë, e cila kishte kundërshtuar gjatë gjithë kohës. Dy vëllezërit e Hacer, të cilët kishin shkuar për ta marrë në Diyarbakir, për ta shoqëruar në shtëpi, në të vërtetë e çuan në një zonë të izoluar ku dhe e mbytën.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama