Tronditet Kukesi Flores 6 muaj jashte fushave te blerta

Tronditet Kukësi, Flores 6 muaj jashtë fushave të blerta

Pas humbjes në fushën e tyre nga Partizani, në minutën e tretë shtesë, dje Kukësi ka marrë një tjetër lajm jo të mirë, që ka të bëjë me dëmtimin e brazilianit Erik Flores.flores Një nga lojtarët më të mirë të skuadrës kuksiane tashmë e ka mbyllur sezonin dhe gjasat janë që të rrijë 6 muaj jashtë fushave të blerta.

Pas përplasjes me portierin Xhika, braziliani u dëmtua dhe e la fushën në minutën e 75-të. U dyshua për një dëmtim problematik, por ai rezultoi më i rëndë nga sa u pa në fillim.

Erik Flores ka humbur jo vetëm këtë sezon, por edhe fazën e parë të edicionit të ri. Pas ekzaminimeve mjekësore është mësuar se Flores ka dëmtuar ligamentin krocial, që e lë jashtë fushave të paktën për 6 muaj. Në fazën më të rëndë- sishme të sezonit, Kukësi humbet një nga lojtarët më të mirë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama