Truke popullore per problemet e teknologjise

Truke popullore per problemet e teknologjise
Në këtë artikull do ju sjellim disa truke popullore, është pikërisht populli i cili i ka zbuluar, jo shkolla jo universiteti por eksperienca e përditshme, e cila herë pas here na mahnit. Konfirmohet pikërisht fakti që mëndja njerëzore ka një aftësi dhe elasticitet të larmishëm.


Telekomanda e Makinës

Supozojmë që telekomanda për të hapur makinën tuaj nuk arrin të funksionojë, ndërkohë që makina juaj ndodhet në anën tjetër të rrugës. Takoni pjesën metalike të çelësit tuaj tek pjesa metalike e rripit, pastaj shtypni butonin e telekomandës. Truku e kthen kokën tuaj në një antenë, ka pohuar Tim Pozar, një inxhinier radioje që punon në Silicon Valley. Pozar shpjegon, “Ju po rritni kapacitetin transmetues, me gjithë lëngjet që ndodhen në kokën tuaj, si përfundim kthehet në një përcjellës të mirë. Jo përcjellës shumë i mirë por funksional ama.” Duke përdorur kokën tuaj, mund të zgjeroni rrezen e wireless me disa metra.



Bateria e ceularit bie shpejt?

Nëse baterisë së celularit tuaj i bie shumë shpejt karikimi, kur qëndron i papërdorur në xhepin tuaj, pjesë e këtij faji është edhe nxehtësia që krijohet duke e mbajtur aty.“Bateritë e Celulareve zgjatin një çikë më shumë nëse mbahen në ambient të ftohtë” ky është pohimi i bërë nga Isidor Buchanan, editor i faqes së internetit Battery University. Temperatura 37 Gradë Celcius e trupit njerëzor, e transmetuar ndërmjet xhepit të pantallonave në brendësinë e një celulari, është e mjaftueshme për të përshpejtuar proçeset kimike brenda baterisë së telefonit. Kjo bën që karikimi të bjerë në mënyrë të shpejtë. Për të mbajtur telefonin në ambient më të ftohtë vendoseni në çantë ose tek rripi juaj ( me mbajtëse). Kjo metodë mund të përdoret edhe në kohën që ju jeni larg shtëpisë dhe pa një karikues baterie me vete. Fikni telefonin dhe vendoseni brënda frigoriferit të Hotelit :) , gjatë natës, për të zvogëluar tendencën e baterisë për të humbur karkimin e saj.





Celulari ju bie në banjo

Mund ti ndodhë çdokujt, ju bie celulari në banjo. Menjëherë duhet të hiqni baterinë, për të evituar ndonjë shkëndijë të qarqeve të brendshme të telefonit. Pastaj fshini telefonin me delikatesë me një peshqir, dhe futeni në një kavanoz të mbushur me oriz (të pagatuar :) ). Funksionon për të njëjtën arsye për të cilën në vendosim disa kokrra orizi brënda kripores, për të mbajtur kripën të thatë. Orizi ka një lidhje të lartë me ujin.Kjo nënkupton që molekulat tek orizi kanë një tërheqje afërsisht magnetike me molekulat e ujit, të cilat do thithen nga orizi dhe nuk do qëndrojnë brënda celularit. E mësipërmja është një zgjidhje popullore me të njëjtin funksion të materialit me të cilin mbështillen kutitë që shoqërojnë celularët, për të evituar krijimin e mykut, lagështirës tek qarqet e celularëve gjatë kohës së transportit dhe qëndrimit në magazina.




Boja e tharë e printerit

Nëse Boja e printerit është duke u mbaruar gjatë kohës së printimit të diçkaje të rëndësishme, hiqni kutinë e bojës dhe për dy apo tre minuta ngroheni me një tharëse flokësh. Pastaj rivendosni kutinë e bojës sërish në printer dhe provoni të printoni ndërkohë që kutia është akoma e ngrohtë. “Nxehtësia nga tharësja e flokëve e ngroh bojën e tharë (trashë), dhe nidhmon që të rrjedhë nga vrimat e vogla të kutise.” pohon Alex Cox, një programues softesh nga Seattle. “Kur kutia e bojës është në fundin e saj, ato hapësirat e vogla zakonisht bllokohen me bojë të tharë (të trashë), ndaj hollimi i bojës ndihmon në kalimin e bojës së mbetur në ato hapësira.” Truku i tharëses së flokëve mund të ndihmojë në printimin e disa faqeve më shumë pasi printeri lajmëron që kutia është bosh.



Hard Disku pëson Crash

Nëse Hard Disku juaj bën Crash dhe nuk mund të përdoret më, mos u nxitoni ta hidhni. Futeni në frigorier tek ngrirja dhe lëreni aty gjatë natës. “Truku është i vërtetë dhe i testuar, një teknikë rekuperimi për disa probleme fatale për hard-drive” shkruan Fred Langa në adresën e tij të internetit mbi Sekretet e Windowsit “Windows Secrets”. Shumë probleme shkaktohen nga pjesë të përdorura shumë dhe tashmë të amortizuara të cilat nuk sinkronizohen më në mënyrën e duhur, duke bërë të pamundur leximin e të dhënave nga Hard disku. Ulja e temperaturës së Hard Diskut në fjalë, shkakton kontraktimin e pjesës metalike dhe plastike në mënyrë më optimale. Nxjerrja pastaj nga ngrirja, dhe kthimi në temperaturën normale të dhomës shkakton sërish zgjerimin e tij. kjo mund të ndihmojë në lirimin e pjesëve të ngjitura (të lidhura fort), shpjegon Langa, ose së paku ju zgjatet jeta pjesëve elektrike që po prishen për ca kohë më shumë, e mjaftueshme për të ruajtur të dhënat më të rëndësishme të kompjuterit tuaj.



Këto janë disa truke të zbuluara nga persona të cilët nuk kanë marrë një Diplomë Universiteti, por jane konfirmuar nga profesionistë, pra shpikësi Populli, mund të funksionojnë ose jo, por fundja nuk kushton asgjë të provoni!




Marrë nga eklipsi.com

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama