Truke te vogla per ti mbijetuar stresit ne pune

Truke të vogla për ti mbijetuar stresit në punë
Rezultati i të gjithë kësaj është një lodhje mendore e rrezikshme. Megjithatë fatmirësisht ekzistojnë truke të vogla për të shkarkuar stresin dhe t’i japësh jetës sërish gjallëri dhe oksigjen.

-“Fikni”, kur ndiheni nën presion, dhe kushtojuni vetes duke u marrë me ndonjë hobi tuajën si muzika, piktura, futbolli ose noti, por edhe një masazh dhe një gjumë të mirë është i vlefshëm.

- Reduktoni ushqimet e sofitikuara si kafeja dhe alkooli, mesoni të hani fruta dhe perime, ushqime integrale, fibra, sepse aparati tretës do të pakësojë efektin e peshës.

- Bëni ushtrime të frymëmarrjes, nëse është e mundur në ajër të pastër. Duke marrë frymë cdo 6 sekonda dhe duke e nxjerrë frymën po në 6 sekonda. Këtë ushtrim përsëriteni 3 herë sepse ju lejon që t’i jepni trurit oksigjendhe pakëson tensionin.

- Hani në qetësi: të lejon që t’i kushtosh ushqimit kohën e duhur, të shijosh atë që po ha, të përqëndrohesh te aroma dhe shija.

- Bëni ushtrime fizike duke eleminuar toksikat nga trupi duke djersitur pasi të bën të ndjehesh mirë si mendërisht edhe fizikisht, aktiviteti fizik, të favorizon qarkullimin e gjakut dhe ndihmon mendjen të shpërqëndrohet.

Sapo të jetë e mundur lejojini vetes pushime ose një fundjavë ku të bëni ato që doni, të çoheni vonë të shëtisni, të hani të bëni diçka që keni projektuar nga kohë. Kënaqësia që do të ndjeni janë antistresi më i mirë për ditët e ardhshme të superpunës.

Xhuljeta Lamkaj : Gazeta Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama