Trump proteston rezultatin e zgjedhjeve kerkon revolucion

Trump 'proteston' rezultatin e zgjedhjeve, kerkon revolucion
Supermiliarderi Donald Trump, kundërshar i hapur i Obamës i bën thirrje gjithë amerikanëve të "marshojnë në Uashington" dhe të ndalin këtë parodi. Kjo deklaratë është bërë, pasi u dhanë shenjat e para se Obama kishte fituar zgjedhjet.

“Kushdo që fiton sot, mos harroni se nesër, ne ende kemi një vend për të cilin duhet luftuar. Kemi punë për të bërë deri sa Amerika të bëhet e fortë përsëri. E vërteta do mbizotërojë dhe aty ku ka dhimbje do ketë dritë”, shkruante në Twitter para se të zbulohej rezultati manjati pasanik.

Por kur u publikua rezultati i votimit Trump ndryshoi tonin e tij duke shkruar se, “Ai humbi votën popullore por fitoi zgjedhjet. Në këtë vend duhet revolucion. Kolegji zgjedhor krijoi një gjendje qesharake për vendin tonë me një dështak. Nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë. Ne duhet të hyjmë në Uashington dhe të ndajmë këtë parodi. Kombi ynë është i ndarë tërësisht”, shkruan Trump në rrjetin social Twitter.

Në vijim ai shton se e gjithë bota po qesh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se këto zgjedhje janë një parodi, ndërsa vendi nuk është në demokraci.

Sipas tij vendi është në telashe serioze si kurrë më parë.

“Kolegji Zgjedhor është një fatkeqësi për demokracinë. Shpresojmë që Dhoma e Përfaqësuesve mund të mbajë vendin tonë së bashku për katër vjet të tjera qëndroni të fortë mos hiqni dorë”, vijon më tej Trump.

Mediet amerikane tregojnë se më vonë miliarderi amerikan kundërshtar i deklaruar i Presidentit Obama, fshiu komentet në të cilat bëri thirrje për një revolucion.

Shumë vëzhgues mendojnë se këto thirrje ishin shprehje e momenteve të para të zemërimit të tij dhe zhgënjimit dhe se më vonë, kur ai të qetësohet do kuptojë se çfarë ka thënë.

Vetëm disa javë më parë Trump, deklaroi se zotronte një dokumet që do të largonte Omanën nga Shtepia E Bardhë. Bëhej fjalë për një dokumet të rremë, në të cilin shkruhej se Obama dhe Michael ishin në pragë divorci.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama