Trupi i Hitlerit ne Antarktide?

Trupi i Hitlerit ne Antarktide?
Trupi i Adolf Hitler mund të jetë varrosur në akullin e përjetshëm të Antarktidës. Lajmi është publikuar nga agjencia ruse “Ria Novosti” dhe është konsideruar si një “lajm i marrë” nga tabloidi gjerman “Bild”. Në një kronikë të sajën, agjencia shtetërore ka treguar se mbetjet trupore të Fyhrerit, që sipas historisë u vetëvra më 30 prill të vitit 1945, janë çuar fshehurazi nga nazistët me nëndetësen U-977 në një bunker sekret të Antarktidës, për të kryer eksperimente mbi klonimin.

Bunkeri ndodhet në afërsi të nënliqenit të ngrirë të Vostokut, që ndodhet në 4 mijë metra thellësi prej miliona vitesh dhe është arritur këto ditë me gërmime të kryera nga një grup kërkuesish rusë.

“Fakti që pas 30 vitesh gërmim kërkuesit rusë kanë arritur liqenin e Vostokut duket më afër realitetit se zërat mbi trupin e diktatorit”, shkruan “Bild”. Historianët, kujton tabloidi, janë të bindur se trupi i Hitlerit u varros nga sovietikët, të cilët e verifikuan me anë të gjurmëve të dhëmbëve. Ndërsa teori të tjera konspirative tregojnë se Fyhreri nuk është vetëvrarë, por është ndihmuar nga CIA të arratisej nga Gjermania dhe të strehohej në Amerikën Latine.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama