Ata qe i kane te permasave me te medha se te zakonshmet mund te ndihen me fat qe i ngjajne me shume J. Lo se sa Kylie Minogue. Per sa u perket te ndenjurave eshte me mire qe shendeti te perqendrohet tek ajo pjese e trupit se sa te themi ne bark. Studimet tregojne se pasja e te ndenjurave te medha nuk eshte aq e rrezikshme sa barku i madh per sa i perket nivelit te kolesterolit ne gjak, madje kjo rrit edhe nivelin e kolesterolit pozitiv, qe i ndihmon shume arteriet e gjakut per qarkullimin e tij. Ato reduktojne edhe rrezikun e diabetit, kjo sipas nje studimi te Universitetit te Oksfordit. Teoria mbeshtet edhe teorine qe ata te cilet kane nje trup ne forme dardhe, pra qe e kane shendetin te grumbulluar te te ndenjurat, kane nje organizem me te shendetshem. Kjo, sepse ky lloj depozitimi nuk eshte aq i demshem ne kete pjese te trupit sa çdo te ishte sikur dhjami te grumbullohej rreth veshkave, melçise apo organeve te tjera te pjeses se barkut. Te ndenjurat e medha mund te ndikojne edhe ne prodhimin me te madh te hormoneve qe ndihmojne ne rregullimin e oreksit dhe te peshes. Mjeket dhe studiuesit thone se vendi ku akumulohet yndyra eshte shume i rendesishem per vete organizmin, sepse ne vende te caktuara mund te sherbeje si mburoje, ndersa ne vende te tjera mund te jete shume i demshem. Ndaj nje keshille nuk do te ishte kurre e tepert per ata qe duan te jene te shendetshem: vithet e shendetshme ne trup te shendetshem.
Sipas nje studimi te fundit, mundesia per kancerin e gjirit eshte me e madhe tek ato femra, mamate e te cilave kane pasur ije te gjera. Studimi i publikuar ne “Journal of Human Biology” sugjeron se per kete faji eshte i hormoneve te estrogjenit. Keshtu besohet se estrogjeni mund te rrise rrezikun per kancerin e gjirit kur leshohet ne organizem ne menyre te tepruar dhe disa gra jane shume te ndjeshme ndaj sasise se madhe te ketij hormoni ne trupin e tyre dhe trupi mund te reagoje duke formuar qeliza kanceroze me hormonet e teperta. Ne ije ka sasi te medha te estrogjenit. Sipas teorise se studiuesve te fundit, embrioni qe ndodhet ne barkun e nje gruaje me ije te gjera, pra qe zhvillohet ne nje sasi me te madhe se zakonisht te hormoneve te estrogjenit, duke qene i ekspozuar ndaj tyre ka me shume mundesi te kete rrezikun e kancerit. Kjo, pasi gjaku i nenes transmeton ne gjakun e vajzes te gjitha perberesit e tij te demshem dhe te pademshem.
Nishanet
Edhe pse mund te konsiderohen si pika te forta te bukurise dhe sherbimit femeror, shume nishane nuk shihen me sy te mire nga mjeket. Per me teper, nese nje person ka shume prej tyre ne lekuren e tij ka njeherazi edhe nje rrezik me te madh se te tjeret per te pasur kancerin e lekures. Megjithate, se fundi shkencetaret kane lajme te mira edhe per keta individe. Sipas tyre, njerezit me me shume nishane kane nje organizem biologjikisht me te ri se ata pa nishane dhe kane nje pamje qe i tregon me te ri ne moshe edhe kur jane ne nje moshe te madhe. Dhe jo vetem kaq, por kane edhe nje shkalle me te vogel te shfaqjes se semundjeve te pleqerise, si semundjet e zemres apo te diabetit e osteoporozes. Kjo, per shkak te ekzistences se nje hormoni me emrin telomere, qe sherben per te mbajtur organizmin ne gjendje te re. Çuditerisht ky hormon prodhohet ne sasi me te madhe te njerezit qe kane nishane ne krahasim me ata qe kane nje fytyre te paster dhe pa to. Sipas nje studimi, njerezit qe kane mbi 100 nishane ne trupin e tyre kane me shume shanse per t’u dukur te rinj krahasuar me personat qe nuk kane nishane, apo kane nje numer te vogel syresh. Pyetja eshte se perse ky lloj hormoni eshte i lidhur me nishanet? Pergjigjja qendron se ai eshte i lidhur me pigmentet e trupit te njeriut dhe nishanet jane veç te tjerash edhe nje grumbullim dhe perqendrim i pigmenteve. Si perfundim, studimi tregon me saktesi se njerezit me nishane, pra me nje nivel te rritur te melanomes, edhe pse mund te perballen me disa rreziqe si mundesia e kancerit, kane benefitin e pasjes nje pamje te re dhe te fresket, edhe ne nje moshe te avancuar ndryshe nga sa ndodh me njerezit qe nuk kane nishane.
Gjoksi i vogel
Ju kujtohet kur ishit te vogla dhe enderronit qe te kishit nje gjoks te madh, ne menyre qe t’i binit ne sy djaloshit qe simpatizonit? Por se fundi, per ato qe nuk e paten kurre fatin te kene nje gjoks te madh, ka nje lajm te mire. Te pakten, deri ne njefare niveli, ato jane te perjashtuara nga pasja e dhimbjes se shpines. Gjoksi i madh mund te te shkaktoje dhimbje ne pjesen e poshtme te shpines, pasi ai shkakton nje harkim te kurrizit dhe kjo si pasoje jep dhimbje dhe probleme ne nje moshe me te madhe. Sipas nje studimi amerikan, para se te fillonin operacionet e zvogelimit te permasave te gjoksit, vite me pare shume gra qe kishin nje gjoks me te madh se normalja kishin njeherazi edhe probleme me shpinen, dhimbje e shqetesime te tjera. Dhe ajo çka eshte interesante, pas operacionit te zvogelimit te permases se gjoksit nje pjese prej tyre pati permiresime te ndjeshme per sa i perket dhimbjes se spines. Gjoksi i vogel ka edhe nje avantazh tjeter. Ai eshte shume me i ndjeshem se gjoksi i madh. Ne nje studim te kryer ne nje universitet te Vjenes, shkencetaret zbuluan se gjoksi i madh ishte 24% me i pandjeshem se gjoksi i vogel. Teoria, pas ketij studimi, ka te beje me nervin qe transmeton ndjesite nga kokrra e gjoksit ne tru. Sa me e shkurter te jete kjo vije, aq me shpejt transmetohet sinjali dhe kenaqesia eshte me e madhe e bashke me te edhe ndjeshmeria.
Hunda e madhe
Ne dukje del se hunda e madhe eshte nje barriere natyrore ndaj gjithe faktoreve te demshem te ambientit, duke filluar me pluhurin, bakteret, qe permes rrugeve te frymemarrjes shkojne ne thellesite e organizmit tone. Shkencetaret kane zbuluar se hunda e madhe behet vertet barriere e faktoreve te rrezikshem e ndotes ne krahasim me hunden e vogel dhe sherben gjithashtu edhe si barriere e baktereve. Kerkuesit ne Universitetin e Iovas ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes krijuan ne laborator dy hunde artificiale, njera me permasa normale dhe tjetra me permasa 2.3 here me te madhe se normalja. Secila u vendos ne nje koke artificiale dhe u nxor ne nje mjedis te ndotur e te ngopur me mikrobe e pluhur. Rezultati i eksperimentit tregoi se hunda me e madhe ishte nje barriere me e mire se hunda tjeter per sa i perket filtrimit te te gjithe faktoreve te jashtem te demshem. Ajo gjithashtu ishte edhe nje mbrojtese me e mire per gojen dhe gjithe funksionet e frymemarrjes te kryera prej saj.
Veshet e medhenj
Per ata qe jane mesuar qe ne femijeri me shakate e te tjereve ne adrese te vesheve te tyre, lajmi se veshet e medhenj jane te dobishem me siguri qe eshte nje lajm ne mos i shumepritur te pakten deri diku ngushellues. Lajmi ka te beje me ate qe veshet e medhenj ndihmojne ne ngadalesimin e humbjes se degjimit te njeriu me kalimin e moshes dhe nderkohe na ndihmojne qe ta marrim tingullin e jashtem ne menyre shume me efikase. Sipas nje studimi, pjesa e jashtme e veshit tone ka nje rol shume te rendesishem ne mbledhjen dhe lokalizimin e tingullit te jashtem. Kjo eshte me se e qarte nese ne do te vendosnim duart ne forme kaushi rreth veshit dhe do te shihnim se sa shume na ndihmon kjo per te kryer funksionet e siperpermendura. Pra, sa me i madh te jete veshi, aq me e mire eshte edhe cilesia e tingullit te tij.