Truprojat e Erdoganit grushtuan punetoret e sigurimit ne OKB (+VIDEO)

Truprojat e Erdoganit grushtuan punetoret e sigurimit ne OKB (+VIDEO)
Një rrahje e pazakontë ndodhi derisa lideri palestinez Mahmoud Abbas po mbante fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Derisa Abbas po kërkonte nga foltorja e OKB-së pavarësi për shtetin e tij, në korridor krisën grushtet... Kryeministri turk Recep Tayyp Erdogan, ishte vonuar në seancë, ndërsa punëtorët e sigurimit të OKB-së u përpoqën që ta ndalin duke mos e lejuar të futej në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Në tërë këtë muhabet u përzien edhe truprojat e Erdoganit dhe më pas krisi dajaku, të cilin një dëshmitar arriti edhe ta xhiroj. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon i kërkoi falje delegacionit turk për këtë incident, pasi punëtorët e sigurimit të OKB-së nuk e mirëpriten. Sipas tyre, për këtë konflikt fajtor kryesor është kryeministri turk i cili ishte vonuar dhe truprojat e tij të pakulturuar.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama