Nese ora do kete fushe me ngjyre te kuqe dhe dhoma e leximit do te jete e lyer me ngjyre blu, atehere mund te presim edhe reagime me te shpejta te trurit. Bluja nxit kreativitetin dhe mendimin pozitiv, ndersa e kuqja ndikon ne perqendrim. Sipas nje studimi te universitetit kanadez, “British Columbia”, ngjyrat jane ato qe kane nje ndikim te drejteperdrejte ne tru. Ky studim eshte publikuar ne revisten “Science”, Fenomeni ka intriguar edhe gjigante te shkences e artit si, Aristoteli, Njutoni, Shopenhaueri e Getja. Qe prej vitit 800 dhe deri me sot, ceshtja e ndikimit te ngjyrave ne tru ka qene ne fokus te shume studimeve shkencore. Ne vitin 2007, nje studiuese nga Newcastle doli ne perfundimin se bluja eshte ngjyra me e preferuar nga qeniet humane, por femrat jane me te terhequra nga roza.