Truri permiresohet me kalimin e kohes

Truri permiresohet me kalimin e kohes
Sa më shumë plakemi, aq më shumë bëhemi të zgjuar. Kjo gjë pak a shumë dihej, por lajmi është se truri ynë përmirësohet me kalimin e kohës. Është e vërtetë që pakësohet sasia e lëndës gri dhe ngadalësohet arsyetimi, por është e vërtetë edhe që mendohet më mirë. Një kërkim shkencor nga Universiteti i Montrealit ka vënë përballë dy grupe personash: një grup të përbërë prej personash nga 55-75 vjeç dhe një grup tjetër të përbërë nga të rinj. Të gjithëve u është dhënë një test.

U vu re që të rinjtë aktivizonin më shpejt zonat e duhura të trurit, por ishin të moshuarit ata që u përgjigjën drejtë edhe pse pak më vonë. “Truri i vjetër e di që nuk duhen marrë vendime të nxituara. Gjithashtu ka më shumë besim në vetvete dhe nuk ka frikë nga kritikat”, shprehet profesori Oury Monchi, i cili ka udhëhequr kërkimin.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama