TIRANË, 8 Nëntor /ATSH- I. Vata/ - Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të prezantojë të hënën në një tryezë të zgjeruar, platformën ekonomike të opozitës.
Kyetari i PD-së, Lulzim Basha, pas turit të takimeve "Fjalën e kanë qytetarët", do të prezantojë të hënë pasdite platformën ekonomike të opozitës.
Burime pranë selisë së PD-së bëjnë me dije se kryetari Basha do të bëjë këtë prezantim në një tryezë të zgjeruar, ku do të jenë të pranishëm anëtarët e kryesisë së PD, drejtuesit e departamenteve dhe deputetët e grupit parlamentar demokrat.
Programi ekonomik konsiton të përqëndrohet tek sistemi i taksave, ku propozohet ulje e ndjeshme e tyre për bizneset, për bujqësinë si dhe propozimi për uljen e çmimit të energjise dhe falja pa kushte e kamatvonesave të energjisë. Sipas kryetarit të PD, Basha, mungesa e vizionit të kësaj qeverisje, rezulton se programi ekonomik i PS-së të ketë dështuar, ndërsa programi i Partisë Demokratike vjen si zgjidhje për të nxjerrë vendin nga kriza. /a.ke/