Tsipras Merkelit Na jepni ndihma ose spermbushim dot detyrimet

Tsipras Merkelit: 'Na jepni ndihma ose s'permbushim dot detyrimet'

Nëse Eurozona nuk do t’i japë së shpejti ndihmë ekonomike Greqisë, për Athinën do të jetë e pamundur të përmbushë detyrimet e saj mbi borxhin, përfshirë dhe pensionet dhe pagat.

Kjo është ajo çka shkruan kryeministri Grek Aleksis Tsipras në një letër të dërguar kancelares Gjermane, të bërë publike nga Financial Times.

Letra mban datën e 15 marsit, para se kancelarja Merkel të ftonte Tsipras për një takim ballë për ballë, të planifikuar për sot në mbrëmje.  Në letër, kryeministri grek shprehej se ndihej e detyruar të zgjidhte mes pagesës së kredisë ndaj kreditorëve evropianë dhe shpenzimeve për ndihmën sociale ndaj popullit të tij.

Sipas Tsipras Athina mund të gjendet me arkat bosh para fundit të prillit e për këtë fajëson me tepër BQE-në që e ka limituar Greqinë për emëtimin e letrave me vlerë me afat të shkurtër, sesa autoritetet e eurozonës për mos shtyrjen e ndihmës ekonomike dhe për katër muajt e ardhshëm.

Vendet përfaqësuese të Bashkimit Europian refuzojnë t’i japin para Greqisë deri në paraqitjene një pakete reformash ekonomike të pranueshme dhe të zbatueshme.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama