TsiprasMarreveshja me e mira ne Rusi e Kine sme mbeshteten

Tsipras:Marreveshja me e mira ne  Rusi e Kine s'me mbeshteten

Në një dalje për mediat greke, kryeministri Aleksis Tsipras theksoi se është i vetëdijshëm për pasojat e reformave, por vlerësoi se kjo ishte marrëveshja më e mirë që mund të arrihej. Sipas tij kalimi sërish në Dhrami do të ishte fatale për Greqi, pasi nuk mori mbështetje as nga Rusia e Kina.
 
“Reforma përfshin kushte shumë të vështira, por nuk mund të krahasohet me ato të mëparshmet. Më parë kreditorët nuk pranonin të jepnin kredi. Tashmë ata kanë dhënë 82 miliardë euro. Borxhi i vendit do të rishikohet. Nuk do të ketë shkurtime në pagesat e punonjësve dhe pensionistëve. Problemi financiar në të ardhmen e Greqisë po merr fund. Tani e tutje Greqia nuk do të ketë një problem të tillë. Nëse do të falimentonim në do të detyroheshim të kalonim në një tjetër monedhë, gjë e cila do të ishte një tragjedi për ne. Shkova në Kinë, Rusi dhe SHBA, por askush nuk na dha një mbështetje".- u shpreh Tsipras.
 
Nganjëherë politikani duhet të rrezikojë tha Tsipras dhe shton më tej duke thënë se referendumi ishte një risk për të por se ai bëri që palët të riulen në tryezën e bisedimeve.
 
Ndërkohë Tsipras pas një pyetjeje mbi rrjedhjet në koalicionin "SYRIZA" tha se askush nuk duhet të mendojë për kolltukun duke lënë ideologjinë e tij mënjanë. Ai vuri në dukje se do të punojë fuqishëm për të mbajtur në këmbë këtë koalicion dhe se kjo është primare për të.
 
"Një pjesë e Europës mund të gëzohet në rast se qeveria ime bie, por unë mendoj që mesazhi që ne donim të jepet shkoi në vendin e duhur."-  tha Tsipras

Nga ana tjetër një pyetjeje në lidhje me ish-ministrin e Financave Tsipras tha se kreditorët nuk e donin për shkak të dinamikës që ai kishte realizuar në takimet me ta.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama