Në tapetin e Kuq të kësaj ngjarje këngëtarja e divorcuar së fundmi nga bashkëshorti nuk është parë, por në “after party-n” e organizuar pas ceremonisë së hapjes së këtij festivali, Tuna ishte e pranishme dhe jo vetëm aq …
Sipas disa burimeve, në club-in ku u zhvillua kjo festë dëgjohej nga aktori Blerim Destani shprehja “Ku është nusja ime”, që i referohej Tunës. Këtë shprehje aktori 30-vjeçar i “Koha e kometës” ia drejtonte si me shaka koleges së tij, ndërsa ajo largohej.
Duke qenë se kohët e fundit shtypi rozë ka “zier” nga thashetheme për lidhje të ndryshme të Blerim Destanit (të cilat ai vetë i ka mohuar!), ndoshta dyshja e ka sajuar këtë lojë si për të tallur gazetat.
Sido që të jetë, populli thotë “ku ka zë nuk është pa gjë”, aq më tepër që ata janë parë duke u dëfryer së bashku, ndërsa si dëshmi kanë edhe foto të mëparshme ku shihen të përqafuar. Se si ka vijuar historia pas kësaj feste, për këtë mund të flasin vetëm dy artistët… Tuna pak kohë më parë ka thënë se nuk është e lidhur me Blerimin, pro kjo nuk do të thotë se ndonjë histori dashurie nuk ka lindur së fundmi.
Vetë aktori simpatik, i pyetur për këto thashetheme, ka komentuar: “Për momentin nuk ka asgjë konkrete, unë njoh shumë këngëtare, kaloj shumë mirë, do t’ju them vetë nëse do ketë ndonjë gjë më tepër”. Pra, e ka lënë evazive marrëdhënien e tij të hapur me Tunën!