Nuk mungojnë surprizat në garën e radhës në Turin e Francës. Çiklisti britanik Kris From i ka habitur të gjithë duke vrapuar në kilometrat e fundit të garës.
Sipas mediave ndërkombëtare, kampioni në fuqi i garës më të rëndësishme në çiklizëm humbi fanellën e verdhë pas problemeve që pati me biçikletën.
Çiklisti i "Sky' la biçikletën dhe nisi të vraponte drejt finishit, pas një përplasje që pati me një motor të ndaluar.
Më pas skuadra e pajisi atë me një biçikletë, por çiklisti humbi kohë dhe nuk e kapi kreun.