Turistet e pare te sezonit drejt parqeve arkeologjike
- Botuar: 17 vite më parë
- Shkruar nga:
Në rreth 700 arrinte numri i turistëve në bordin e tij, shumica e të cilëve ishin amerikanë, anglezë e francezë. Burime portuale thanë se për shoqërinë turistike "Knjuard", e mirënjohur në botë, është hera e parë që është e pranishme në Sarandë, gjë që i atribuohet partneritetit të shoqërisë turistike "Sipa Tours" me të.
Guida e turistëve të mbërritur ka qenë alternative, duke iu ofruar Butrintin, Mesopotaminë, Syrin e Kaltër, Kalanë e Lëkurësit, por edhe qytetin e Gjirokastrës.
Jo pak prej turistëve të ditës së djeshme kanë preferuar të jenë të lirë për të shëtitur dhe e kanë shpenzuar kohën duke bërë shoping në qytetin e Sarandës, apo duke shkuar në periferitë e afërta të saj, pasi kanë marrë makina me qira, apo duke përdorur shërbimin taksi. T
uristët e huaj të kësaj fillim jave erdhën në Sarandë nga qyteti port i Solentos në Itali dhe kanë vazhduar udhëtimin në Dubrovnik.
Gazeta Shqip